Shefi i Zyrës Ndërlidhëse Ushtarake të NATO-s në Beograd, gjeneral brigade Giampiero Romano, ka thënë se në Kosovë situata është e qetë, por mbetet e brishtë.
Sipas tij, në përgjithësi rajoni ka bërë rrugë të gjatë që nga konfliktet e viteve të 90’ta, megjithatë ka ende arsye për shqetësim.
Në një intervistë për “European Western Balkans”, Romano ka përmendur edhe sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, duke e quajtur të papranueshëm.
“Në Kosovë situata është e qetë, por mbetet e brishtë. Ne pamë rritje të tensioneve dhe dhunës vitin e kaluar, duke përfshirë sulmet e paprovokuara dhe të papranueshme ndaj trupave të KFOR-it majin e kaluar, dhe sulmet ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë shtatorin e kaluar”.
Ai tutje ka thënë se nuk ka pasur përparim të vërtetë në procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.
Ndërsa, ka theksuar se të gjitha palët duhet të përmbahen nga veprimet përshkallëzuese e retorika përçarëse si dhe të riangazhohen me mirëbesim në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian.
“Siç tha Sekretari i Përgjithshëm gjatë vizitës së tij në rajon, stabiliteti në Ballkanin Perëndimor varet nga të gjitha palët që zgjedhin dialogun dhe diplomacinë në vend të konfliktit dhe kaosit. Një Ballkan Perëndimor paqësor dhe i qëndrueshëm është i rëndësishëm për sigurinë tonë dhe për stabilitetin në të gjithë zonën euro-atlantike. NATO do të vazhdojë të luajë rolin e saj, duke përfshirë misionin tonë të KFOR-it në Kosovë, dhe Zyrën tonë Ndërlidhëse Ushtarake në Beograd dhe Shtabin e NATO-s në Sarajevë”, është shprehur gjenerali.
Gjeneral brigade Giampiero Romano është pyetur edhe për vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shitjen e raketave “Javelin” për ushtrinë e Kosovës.
Ai ka thënë se këto janë vendime për të cilat duhet komentuar institucionet në Kosovë dhe SHBA.
“Misioni i KFOR-it i drejtuar nga NATO është plotësisht i fokusuar në zbatimin e mandatit të tij të OKB-së – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të vitit 1999 – për të ofruar një mjedis paqësor dhe të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes. KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX). KFOR-i ka një qëndrim fleksibil në terren, i cili rregullohet në bazë të vlerësimit tonë të situatës së sigurisë. Kjo na mundëson të përballemi me çdo sfidë që mund të lindë dhe të kontribuojmë në sigurinë në mbarë Kosovën dhe në mbarë rajonin”.
Mes tjerash, Romano ka thënë se një Kosovë e qëndrueshme është thelbësore për stabilitetin rajonal dhe për sigurinë.
“Për më shumë se dy dekada, NATO ka kontribuar për një Kosovë paqësore dhe stabile. Mandati i OKB-së për misionin tonë paqeruajtës të KFOR-it është i pandryshuar. Ne vazhdojmë të mbështesim një mjedis të sigurt dhe të qetë për të mirën e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes”.
“Majin e kaluar, ne pamë dhunë kundër misionit tonë paqeruajtës të KFOR-it, duke lënë 93 trupa të NATO-s të plagosur, disa në gjendje të rëndë. Në shtator, ne pamë një shpërthim tjetër të dhunës së rëndë kundër Policisë së Kosovës në Banjskë. Kjo është e papranueshme. Duhet të vërtetohen faktet dhe autorët të dalin para drejtësisë”, ka theksuar ai.
Ka shtuar se që nga maji i kaluar, është rritur prania e KFOR-it në veri të Kosovës, me vendosjen e forcave rezervë dhe patrullimet shtesë.
Sipas tij, këta janë hapa të kujdesshëm për të siguruar që KFOR-i të ketë forcat dhe aftësitë që i nevojiten për të përmbushur mandatin e tij të OKB-së.
“Në të njëjtën kohë, Prishtina dhe Beogradi duhet të ndërmarrin hapa konkretë për të de-përshkallëzuar situatën dhe të përmbahen nga sjelljet e mëtejshme të papërgjegjshme. Ne mirëpresim hapat e fundit pozitivë për targat dhe zbatimin e udhërrëfyesit të energjisë. Ne vazhdojmë t’i bëjmë thirrje Beogradit dhe Prishtinës që të angazhohen në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, si mënyra e vetme për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura dhe për të arritur zgjidhje që respektojnë të drejtat e të gjitha komuniteteve. Ky është çelësi për sigurinë dhe stabilitetin e qëndrueshëm në rajon”, ka përfunduar ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Vitin e kaluar në Maqedoninë e Veriut u regjistruan 23.545 shitblerje të patundshmërive, me vlerë 910 milionë euro
Bujar Osmani për atentatin ndaj kryeministrit sllovak: I uroj shërim të shpejtë
Lajçak: Jam gati të pres sërish palët nëse tregojnë gatishmëri për një zgjidhje për dinarin
QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës
Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel
Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi
PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend
Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina
Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Guardiolan sa nuk e lëshoi zemra kur Heung-Min Son doli përballë Ortegas në shansin e madh të huqur nga koreani
“Më besoni, Mbappe nuk do t’i bashkohet Real Madridit” – iShowSpeed tregon se ku do të shkojë francezi
Rrëfimi i gruas që pretendon se nuk ka ngrënë apo pirë asgjë për më shumë se 16 vjet
Tre kartonë të kuq ndaj ekipit kundërshtar për t'ia siguruar titullin skuadrës së tij - gjyqtari holandez përjashtohet përjetësisht nga futbolli
Sport1: A po ndodh diçka e paimagjinueshme te Bayerni?
Julian Deda - finalisti i dytë i Big Brother VIP Albania 3