LAJMI I FUNDIT:

Zyrtari i Ministrisë së Drejtësisë tregon si mbrohen sinjalizuesit

Zyrtari i Ministrisë së Drejtësisë tregon si mbrohen sinjalizuesit

Lulzim Beqiri, zëvendëssekretar i Ministrisë së Drejtësisë, ka thënë se rregullorja për sinjalizuesit përcakton procedurën pranimit dhe trajtimit të rasteve të sinjalizimit.

“Ne si Ministri e kemi vendosur rregulloren për përcaktimin e procedurës së pranimit dhe trajtimit të rasteve të sinjalizuesve, e cila është miratuar në Qeverinë e Kosovë”, tha Beqiri.


Sipas tij, kjo rregullore është duke u zbatuar në shumë institucione.

Tutje ai tregoi se sipas rregullorës, sinjalizuesit mbrohen shumë pasi ai rastin e raporton te zyrtari për sinjalizim, mirëpo mbetet anonim.

Këta zyrtarë, Beqiri ka thënë se janë trajnuar edhe përmes mekanizmave ndërkombëtarë.

“Zyrtari e merr, e trajton rastin, nuk bëhet hetues, është një lloj në aspektin administrativ të rastit dhe nëse konsideron që ka gjetje, elemente ose të shkeljes administrative ose të veprës penale ai e raporton rastin ose te sekretari i përgjithshëm ose te ministri”, tha Beqiri, për Kallxo.com.

Ai tha se në rastet kur ka vepra penale, çështja dërgohet menjëherë në prokurori, e në rastet kur çështja është për trajtim të brendshëm atëherë janë komisionet përkatëse.

Beqiri tregoi se sa raste të tilla ka pasur deri më tani që është dashur të raportohen në prokurori.

“Dy raste i kemi të raportuara në prokurori dhe organet janë duke u marrë me ato raste. Sot e atë ditë nuk e di se cili është zyrtari që e ka raportuar rastin në ministri”, tha Beqiri.

Beqiri tha se e kupton se Kosova nuk është në një fazë perfekte në këtë aspekt, mirëpo sipas tij, kështu veprohet edhe në disa vende të BE-së.

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Lajme
Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Lajme
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Kalo në kategori