LAJMI I FUNDIT:

Zyrtari indian shteri një digë për ta marrë telefonin e tij

Zyrtari indian shteri një digë për ta marrë telefonin e tij

Një zyrtar qeveritar në Indi është suspenduar pasi ka urdhëruar që të thahet një rezervuar me ujë për të marrë telefonin e tij.

U deshën tre ditë për nxjerrë miliona litra ujë nga diga, pasi zyrtarit Rajesh Vishwas i kishte rënë telefoni duke bërë një ‘selfie’, transmeton Telegrafi.

Në kohën kur u gjet, telefoni tashmë ishte dëmtuar.


Vishwas pretendoi se në të kishte të dhëna të ndjeshme të qeverisë dhe se kishte nevojë patjetër për ta marrë, por është akuzuar për keqpërdorim të pozicionit të tij.

Inspektorit të ushqimit i kishte rënë telefoni i tij Samsung me vlerë prej rreth 1,200 dollarë, në digën Kherkatta, në shtetin qendror indian të Chhattisgarh, të dielën.

Pasi zhytësit vendas nuk arritën ta gjenin, ai pagoi për një pompues nafte, tha Vishwas në një deklaratë.

Ai tha se kishte leje verbale nga një zyrtar për të shterur “pak ujë në një kanal aty pranë”, duke shtuar se zyrtari i kishte thënë se “në fakt do të përfitonin fermerët që do të kishin më shumë ujë”.

Pompa operoi për disa ditë, duke zbrazur rreth dy milionë litra ujë thuhet se ishin të mjaftueshme për të ujitur 6 kilometra katrorë tokë bujqësore. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Unë jam gjallë, nuk është ende vonë", gjermani i dënuar me vdekje në Bjellorusi kërkon ndihmë përmes televizionit shtetëror

Botë
Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Amerika
Polonia miraton ligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve kundër emigrantëve në kufi me Bjellorusinë

Polonia miraton ligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve kundër emigrantëve në kufi me Bjellorusinë

Botë
Protestuesit në SHBA djegin flamujt amerikanë gjatë fjalimit të Netanyahut në Kongres, Trump kërkon dënime të ashpra për ata që e përdhosin flamurin

Protestuesit në SHBA djegin flamujt amerikanë gjatë fjalimit të Netanyahut në Kongres, Trump kërkon dënime të ashpra për ata që e përdhosin flamurin

Amerika
Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Serbia
A është e përgatitur Evropa për një presidencë të dytë Trump?

A është e përgatitur Evropa për një presidencë të dytë Trump?

Botë
Kalo në kategori