Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, më 18 dhe 19.03.2025, ka shpërndarë dy video në rrjete sociale, përmes së cilave aludohet se njerëz të Lëvizjes Vetëvendosje kanë plotësuar vota me postë.
“KJO është arsyeja e vërtetë pas reagimeve (zhurmës) që VV po e bën për votat e mërgatës. Qëllimi është fshehja e qindra videove si kjo nga qarkullimi, dhe devijimi i temës diku tjetër, sepse ajo që po ‘dyshojnë’ se e paskemi bërë ne është PIKËRISHT çka bëjnë vet!” – shkruante mes tjerash Kica-Xhelili në postimin e publikuar më 18.03.2025.
Ngjashëm si Kica-Xhelili, video në rrjetet sociale me të njëjtat aludime ka shpërndarë edhe kandidati për deputet nga LDK, Visar Azemi.
Në postimin e tij të datës 19.03.2025, përveç videos së bashkëngjitur, Azemi thotë: “Po dalin dëshmi të reja për manipulime. Video të cilat vetë i kane postu t’u u ndi krenar. Tash per me i fshehë këto dëshmi, po kërkojnë anulimin e votave të LDK-së”.
Ngjashëm si Kica-Xhelili, video në rrjetet sociale me të njëjtat aludime ka shpërndarë edhe kandidati për deputet nga LDK, Visar Azemi.
Në postimin e tij të datës 19.03.2025, përveç videos së bashkëngjitur, Azemi thotë: “Po dalin dëshmi të reja për manipulime. Video të cilat vetë i kane postu t’u u ndi krenar. Tash per me i fshehë këto dëshmi, po kërkojnë anulimin e votave të LDK-së”.
Prokuroria, më 20.03.2025 ka konfirmuar për KALLXO se ka autorizuar Policinë që të grumbullojë informacione.
“Lidhur me pyetjet të cilat i keni parashtruar, Prokuroria Themelore në Prishtinë ju njofton se ka lëshuar autorizim organeve të policisë për mbledhjen dhe grumbullimin e të gjitha informacioneve në lidhje me ngjarjen aktuale” – thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.
Kica-Xhelili e pyetur se a i ka dërguar këto video në Prokurori ka thënë se ato vetëm se janë në Prokurori.
“Këto video tashmë janë në Prokurori. Janë dorëzuar nga eksponentë të ndryshëm politik. Tani vonë më kanë rënë mua në dorë meqë janë publikuar edhe në rrjete të ndryshme sociale. Nuk kam asnjë indikacion që janë të komprometuara apo modifikuara” – ka deklaruar Kica-Xhelili.
Edhe Azemi thotë se videot nuk i ka dorëzuar në Prokurori.
“Këto janë video të cilat i kemi marr nga rrjetet sociale ku janë postu nga njerëz të tyre. Pra siç e shihni janë bukur krenarë me postimet të cilat i kanë bërë dhe dëshmi të cilat ata vet i kanë lënë si gjurmë në rrjete sociale”, ka deklaruar ai.
“Unë nuk i kam dërgu në Prokurori, për shkak se janë publike por mendoj që Prokuroria i ka këto informacione, ashtu siç i kemi marr edhe ne, online, dhe besoj që kanë mjaftueshëm dëshmi për me reagu dhe për me pa çka ka ndodh në realitet” – ka deklaruar Azemi për KALLXO.com.
Për këtë çështje, mediumi ka insistuar të marrë një qëndrim nga zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, por deri në publikimin e këtij artikulli ai nuk ka kthyer përgjigje.
Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar rivotim me postë.
Blerim Sallahu dhe Sekretari Organizativ i kësaj partie, Alim Rama, më 17.03.2025, dorëzuan ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Paraështresa.
Sipas tyre, ka fakte të manipulimit të votës me postë nga Lidhja Demokratike e Kosovës, për çka kërkojnë rivotim, anulim të votave me postë të LDK-së dhe heqjen nga lista të disa kandidatëve, të cilët sipas tyre kanë vota të manipuluara.
“Këto vota kanë pas një adresë të vetme- LDK. Votimi ka ndodh në formë të manipuluar, në formë të organizuar, masivisht dhe kolektivisht nga persona të njëjtë, me kimik të njëjtë, me ngjyrë të njëjtë dhe me duar të njëjta” – deklaroi mes tjerash zëvendësministri i Drejtësisë.
Por, PZAP e ka hedhur si të pabazuar ankesën e LVV-së.
Më 19.03.2025, Sallahu ka paralajmëruar ankesë në Gjykatën Supreme.
“PZAP vendosi për legjitimim dhe legalizim të keqpërdorimeve të votave me postë, të orkestruar nga LDK dhe udhëheqja e saj. Shpresojmë se Gjykata Supreme nuk do të bie pre e papërgjegjësisë, joprofesionalizimit dhe ndikimit politik që PZAP ka pasur nga akterë politik dhe parapolitik” – ka shkruar ai mes tjerash, raporton Kallxo.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Pas disa orë kërkimesh gjendet 8-vjeçari nga Gjilani, Alp Krasniqi

“Ka të veshur xhemper të zi me simbole” – shumë qytetarë bashkohen në kërkimin e Alp Krasniqit në Gjilan

Dy aksidente me 9 të lënduar: Range Rover merr flakë pasi përplaset me trafikndarësen në Lushnjë

Pas disa orë kërkimesh gjendet 8-vjeçari nga Gjilani, Alp Krasniqi

AIP gjobit me 8 mijë euro marketin që kishte të vendosur kamerën përballë kabinës provuese të rrobave

Reshjet e shiut, rrëshqitje dheu dhe gurësh në rrugën për Rugovë - vështirësi për shoferët

"Ka të veshur xhemper të zi me simbole" - shumë qytetarë bashkohen në kërkimin e Alp Krasniqit në Gjilan

Natasha Kandiq nderohet me Çelësin e Qytetit të Prishtinës

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor: Gjenden turistët e humbur në Malet e Sharrit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Ka të veshur xhemper të zi me simbole" - shumë qytetarë bashkohen në kërkimin e Alp Krasniqit në Gjilan

Nis operacioni për 8-vjeçarin e zhdukur në Gjilan, kërkimet po bëhen edhe me dronë

Dalin pamjet e momentit kur eskaloi situata në ndeshjen mes Bashkimit dhe Pejës

Gakpo hedh bombën për të ardhmen e Alexander-Arnold pas festës së titullit

Mediat spanjolle konfirmojë datën se kur do të largohet Ancelotti nga Real Madridi

Zhduket një 8-vjeçar në Gjilan, familjarët kërkojnë ndihmë urgjente: Është me autizëm