LAJMI I FUNDIT:

Zyrtarët e LDK-së paralajmërojnë koalicionin me Vetëvendosjen

Zyrtarët e LDK-së paralajmërojnë koalicionin me Vetëvendosjen

Dy zyrtarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhafer Tahiri dhe Arben Gashi, kanë nisur ditën sot duke shfletuar një gazetë të shtypur ditore e që lajmin kryesor e ka “LDK-VV, mes konsultimeve dhe ultimatumeve”.

Xhafer Tahiri, i cili udhëheq komunën e Vushtrrisë, ka shpërndarë një fotografi ku shihet duke lexuar gazetën, e që sipër fotografisë ka shkruar se ndryshimin e bëjnë bashkë, kështu duke paralajmëruar koalicionin ndërmjet LDK-së dhe VV-së, transmeton Telegrafi.

“Me dije dhe me zemër pa bajraktarizëm por me vullnetin e qytetarit”, thuhet në mbishkrimin e bërë nga Tahiri sipër fotografisë.

Gjithashtu, deputeti Arben Gashi, shihet i buzëqeshur teksa lexon lajmet për partinë e tij dhe Vetëvendosjen. Ai i ka quajtur lajme të mira ato që po thuhen në gazetë.

Theksojmë se kryetari i LDK-së, Isa Mustafa dhe ai i Vetëvendosjes, Albin Kurti, gjatë javës së kaluar kanë zhvilluar një takim, ku kanë diskutuar për situatën politike në vend, gjendjen e rëndë ekomomike dhe nevojën e daljes nga kriza dhe të vendosjes së shtetit në binarët e zhvillimit.

Pas takimit, të dy liderët kanë deklaruar se kanë pajtueshmëri që vendi të shkojë sa më parë në zgjedhje, dhe të rezultojë një qeveri që ua kthen shpresën qytetarëve.

Takimi mes Mustafës dhe Kurtit, ka ngjallur reagime të shumta nga zyrtarët e PDK-së si dhe nga ata të AAK-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Kalo në kategori