Zyrtarët amerikanë të shëndetësisë kanë tërhequr një udhëzim të muajit gusht që kishte krijuar shkaktuar polemika të forta, i cili sugjeronte se nuk ishte e nevojshme të testoheshin personat pa simptoma që mund të ishin ekspozuar ndaj coronavirusit.
Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) ka rikthyer në fuqi udhëzimin fillestar që personat që kanë qenë në kontakt me një individ të infektuar me coronavirusin duhet të testohen.
Muajin e kaluar CDC-ja postoi në faqen e saj udhëzime sipas të cilave personat që nuk kishin simptoma, nuk kishin nevojë të bënin analizat.
Udhëzimet e gushtit u pasuan me kritika të forta nga ekspertë të shëndetësisë që u shprehën se ishte e paimagjinueshme që agjencia kryesore e shëndetit publik në SHBA kishte bërë një sugjerim të tillë në një kohë kur vendi ndodhet në mes të një pandemie.
Kjo “nuk përputhet me parimet për të vënë nën kontroll një pandemi”, tha Dr. Silvia Chiang, eksperte pediatrike e sëmundjeve infektive në Universitetin Brown. Ajo përshëndeti tërheqjen e këshillës së gushtit nga CDC-ja.
Tani Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve thotë se kushdo që ka qendruar për të paktën 15 minuta në një distancë prej 2 metrash ose më pranë një personi të infektuar duhet të testohet.
Në një deklaratë, CDC-ja e cilësoi ndryshimin një “sqarim” të nevojshëm “si rezultat i numrit të madh të infektimeve të shkaktuara nga persona pa simptoma ose para se të shfaqin simptomat”.
Zyrtarët e agjencisë nuk pranuan të ofrojnë komente shtesë.
Autoritetet e shëndetësisë nuk ofruan shpjegime të qarta për sugjerimin e gushtit.
Disa vëzhgues spekuluan se udhëzimi iu imponua CDC-së nga të emëruar politikë brenda administratës Trump.
Në atë kohë administrata tha se CDC-ja vetë doli me frazologjinë e përdorur, por se vendimi u mor gjatë një mbledhjeje të grupit të punës së Shtëpisë së Bardhë.
Dr. Brett Giroir, ndihmës sekretar i Departamentit të Shëndetësisë tha se shumë zyrtarë jashtë agjencisë ishin përfshirë në “redaktime dhe sugjerime të shumta”.
Ai tha se ishte e vështirë t’i atribuohej udhëzimi një personi apo institucioni specifik.
Gazeta New York Times, duke cituar dokumente të brendshme federale dhe burime pa i identifikuar me emër, njoftoi të enjten se ndryshimi në udhëzime në muajin gusht ishte postuar në faqen elektronike të CDC-së, megjithëse shkencëtarët e agjencisë kishin shprehur kundërshti.
Ekspertë të shëndetit publik kanë vënë në dukje se testimi i personave që kanë qenë në kontakt me të infektuar është një element thelbësor i përpjekjeve për të penguar përhapjen e mëtejshme dhe se një përqindje e lartë e personave të infektuar nuk shfaqin simptoma.
Drejtori i CDC-së, Dr. Robert Redfield, nxori një deklaratë pak pas polemikave, por pa arritur të shpjegojë përse pati një ndryshim të tillë në udhëzime. Synimi kryesor duket se ishte për të nxitur zyrtarët e shëndetësisë në shtete individuale që të vazhdojnë testimin e personave të ekspozuar ndaj një individi të infektuar, megjithëse në faqen e internetit kjo quhej e panevojshme.
Gjatë një seance me pyetje-përgjigje të mërkurën në Senat, Dr. Redfield vazhdoi të mbronte udhëzimet e mëparshme të agjencisë.
Ai tha se ndryshimi i udhëzimeve në gusht ishte keqinterpretuar dhe kishte pasur si synim të rriste rolin e zyrtarëve lokalë të shëndetësisë në menaxhimin e masave në përgjigje të vatrave të infeksionit. /VOA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet ‘armiqësore’ ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Shoferi ‘harroi frenin e dorës’, rreth 30 të lënduar pasi një furgon akulloresh ‘fshiu përpara’ një turmë fëmijësh në një festival në Kirgistan
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe