LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Tirana transferon futbollistin e akademisë së Bayern Munichut

Zyrtare: Tirana transferon futbollistin e akademisë së Bayern Munichut

Një ish-futbollist i Bayern Munich do të bëhet pjesë e Tiranës.

Ka qenë vetë klubi bardheblu i cili ka konfirmuar se sulmuesi nigerian Emeka Emerun, i është bashkuar skuadrës në grumbullimin në Serbi.


“Sulmuesi nigerian Emeka Emerun ka mbërritur sot në mesdite në resortin ku skuadra është grumbulluar në Zlatibor. Ai do të jetë pjesë e Tiranës, pasi më parë është gjetur akordi për të nënshkruar një kontratë. Emerun do të kryejë nesër testet mjekësore dhe më pas do t’i bashkohet skuadrës në stërvitje për të zyrtarizuar më pas marrëveshjen që e bën zyrtarisht bardheblu.

Këtu mund ti gjeni të gjitha transferimet
Lexo po ashtu Këtu mund ti gjeni të gjitha transferimet

Sulmuesi 21-vjecar ka bindur stafin teknik, që ka ndjekur disa nga ndeshjet e fundit që ai ka zhvilluar në Serbi me skuadrën e Sloboda Uzicës.

Emerun është produkt i shkollës së Bayern Munich ndërkohe që para se të transferohej tek Sloboda, ka luajtur në Tunizi për dy sezone. Sulmuesi është prezantuar sot me skuadrën dhe tani është akomoduar në kampingun bardheblu në Zlatibor”, shkruhej në njoftimin e klubit kryeqytetas.