LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Lëvizja Besa në koalicion me Aleancën për Shqiptarët në rrethin e dytë (Video)

Zyrtare: Lëvizja Besa në koalicion me Aleancën për Shqiptarët në rrethin e dytë (Video)

Lëvizja Besa dhe Aleanca për Shqiptarët sot në Shkup kanë nënshkruar marrëveshje për koalicion zgjedhor për rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale, njofton Telegrafi Maqedoni.

Marrëveshja është nënshkruar nga shefat e shtabeve të partive, ndërsa nënshkrimit i parapriu një takim mes dy kryetarëve të partive, Bilall Kasami dhe Ziadin Sela, të shoqëruar nga kandidatët për Komunën e Çairit dhe të Gostivarit, Zeqirja Ibrahimi dhe Arben Taravari.


Lëvizja Besa në rrethin e dytë të zgjedhjeve me BDI-në do të përballet në gjashtë komuna kurse Aleanca për Shqiptarët me BDI-në do të garojë në pesë komuna.

Ndryshe, rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale do të mbahet më 29 tetor./Telegrafi/