LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Klaus Gjasula te SV Darmstadt

Zyrtare: Klaus Gjasula te SV Darmstadt

Klaus Gjasula ka ndërruar, duke lënë Hamburgun një vit përpara përfundimit të kontratës për të nënshkruar me SV Darmstadt.

Edhe Darmstadt është klub që luan në Bundesliga 2, ndërsa mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, ka nënshkruar për dy vite.


Ai është prezantuar ditën e sotme në klubin e ri, i cili nuk e ka nisur mirë sezonin aktual.

31-vjeçari konsiderohet lojtari i duhur për të rregulluar fazën mbrojtëse të Darmstadtit, që në dy ndeshje e para të kampionatit kanë marr dy humbje, duke pësuar plot pesë gola.

“Klausi është një djalë që ju pëlqen ta keni shok skuadre, jo kundërshtar në fushë,” ka thënë drejtori sportiv i Darmstadt, Carsten Wehlmann.

Në anën tjetër Gjasula ka thënë se qëllimet e klubit dhe të tij janë të njëjta.

“Gjithmonë e kam perceptuar si një klub ku njerëzit punojnë jashtëzakonisht shumë për të arritur qëllimet e tyre. Kjo është 100 për qind në përputhje me qëndrimin tim personal,” – tha Gjasula, duke komentuar sfidën e tij të re.

Gjasula ka hyrë në librat e historisë të Bundesligës pasi gjatë sezonin 2019-2020 u ndëshkua plot 17 herë me karton të verdhë me fanellën e Paderbornit./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

La Liga
Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Boks
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

La Liga
Kalo në kategori