Juventusi ka konfirmuar zyrtarisht një marrëveshje të dyfishtë me Bolognën, duke transferuar Emil Holm në Torino dhe duke dërguar Joao Mario në drejtim të kundërt.

Mbrojtësi i djathtë suedez Emil Holm i është bashkuar bardhezinjve në formë huazimi me opsion blerjeje, ndërsa Joao Mario do të luajë për Bolognën në huazim deri më 30 qershor 2026.


Në njoftimin e saj, Juventus bëri të ditur se opsioni i blerjes për Holmin është 15 milionë euro, i pagueshëm në tre vite financiare, me mundësi bonusesh shtesë deri në 3 milionë euro, të lidhura me performancën dhe kohëzgjatjen e kontratës.


Holm, 25 vjeç, ishte një titullar i shpeshtë te Bologna këtë sezon, ku në 19 paraqitje në të gjitha garat ka shënuar 1 gol dhe ka dhënë 5 asistime.

Ndërkohë, Joao Mario, i ardhur te Juventusi verën e kaluar, regjistroi 13 paraqitje mes Serie A dhe Ligës së Kampionëve, me 373 minuta lojë dhe 1 asist, të realizuar në debutimin e tij evropian kundër Borussia Dortmundit.


Juventusi ka konfirmuar gjithashtu largimin e Daniele Ruganit te Fiorentina, në formë huazimi me opsion blerjeje. /Telegrafi/

telegrafi sport app