LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Drilon Hajrizi rikthehet te Trepça

Zyrtare: Drilon Hajrizi rikthehet te Trepça

Me një status tejet emocional, Drilon Hajrizi ka konfirmuar se është rikthyer te klubi basketbollistik, Trepça.

Basketbollisti është rikthyer që në ndihmojë skuadrën me të cilën kishte luajtur edhe më parë.


Hajrizi ka thënë se ai po i kthehet klubit të cilën e konsideron si të tijin dhe se u ka kërkuar falje tifozëve për mungesën e tij.

Trepça është aktualisht në vendin e fundit në Superligën e Basketbollit me 14 pikë.

Torcidat nuk e presin mirë rikthimin e Drilon Hajrizit te Trepça: Nuk marrim përgjegjësi për gjërat që mund të ndodhin
Lexo po ashtu Torcidat nuk e presin mirë rikthimin e Drilon Hajrizit te Trepça: Nuk marrim përgjegjësi për gjërat që mund të ndodhin

Më poshtë keni statusin e plotë të Drilon Hajrizi (pa ndërhyrje):

Minatori është foleja ime. Trepça është fryma ime. Torcida është zemra ime!

Krejt këto janë vetja ime! Unë po i kthehem vetes sime!

Si lojtar profesionist, largimi ishte i pashmangshem. Si Drilon, e ndjej te nevojshme t’ju kerkoj falje per mungesen!

Mire se ju gjeta,

DH12 . /Telegrafi/