LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Danjuma kompleton transferimin te Tottenhami

Zyrtare: Danjuma kompleton transferimin te Tottenhami

Reprezentuesi holandez Arnaut Danjuma është zyrtarisht lojtar i ri i Tottenhamit dhe kështu ka përmbyllur transferimin më të çmendur të sezonit.

Danjuma kërkoi fillimisht një transferim nga Villarreali, i cili e la të shkojë në Everton, pasi klubi anglez është në kërkim të lojtarëve me të cilët do të dilte nga telashet.


Holandezi ishte marr vesh për huazim me opsion blerje dhe ishte Frank Lampard që e kishte pëlqyer lojtarin.

Me këtë rast, Danjuma kishte mbërritur te Liverpooli, i ishte nënshtruar ekzaminimit mjekësor, ka bërë edhe foto me fanellën e Evertonit dhe klubi ka organizuar një konferencë për shtyp dhe prezantim për ditën e sotme.

Danjuma refuzoi të dërgonte kontratën e nënshkruar me Evertonin në federatën angleze - pas ndërhyrjes së Tottenhamit
Lexo po ashtu Danjuma refuzoi të dërgonte kontratën e nënshkruar me Evertonin në federatën angleze - pas ndërhyrjes së Tottenhamit

Mbeti vetëm nënshkrimi i kontratës, por më pas filloi cirku, pasi mbrëmë erdhi lajmi se Frank Lampard, i cili kërkonte Danjuman, ishte shkarkuar.

Holandezi e kuptoi se nuk donte të luante në Everton, kështu që fjalë për fjalë iku nga Liverpooli, hipi në një aeroplan për në Londër dhe u shfaq në Tottenham.

Eksperti i transferimeve Fabrizio Romano bëri të ditur mbrëmë se Danjuma do t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore sot dhe më pas do të nënshkruajë kontratë me Tottenhamin, gjë që ka ndodhur.

Danjuma vjen në Tottenham në formë huazimi pa asnjë detyrim për të blerë kontratën, edhe pse disa media pretendojnë se Tottenham ka një opsion blerjeje për 30 milionë euro./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Bundesliga
Tuchel i pamëshirshëm me yllin e Bayernit: Bëri dy gabime në dy golat e pranuar

Tuchel i pamëshirshëm me yllin e Bayernit: Bëri dy gabime në dy golat e pranuar

Bundesliga
Ancelotti flet për shanset e Realit për të kaluar në finalen e Ligës së Kampionëve: Nuk e keni parë versionin më të mirë të Real Madridit

Ancelotti flet për shanset e Realit për të kaluar në finalen e Ligës së Kampionëve: Nuk e keni parë versionin më të mirë të Real Madridit

Liga e Kampionëve
Dy yjet e Realit për pak sa uk e humbën fluturimin për në Madrid, ata mbetën shumë vonë në Allianz Arena

Dy yjet e Realit për pak sa uk e humbën fluturimin për në Madrid, ata mbetën shumë vonë në Allianz Arena

La Liga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori