Zyrtare: Arsenal nënshkruan me Piero Hincapie nga Bayer Leverkusen

Pas një afati kalimtar verore mjaft aktiv, Arsenal ka bërë një tjetër përforcim të rëndësishëm në mbrojtje, duke njoftuar nënshkrimin e Piero Hincapie nga Bayer Leverkusen.
Mbrojtësi i Ekuadorit i bashkohet skuadrës londineze në formë huazimi njëvjeçar, me një opsion blerjeje prej 52 milionë euro, duke e bërë atë një nga transferimet më të shtrenjta mbrojtëse të klubit këtë verë.
Ky është gjithashtu transferimi i tetë i Arsenalit gjatë afatit kalimtar veror, duke reflektuar ambicien e trajnerit Mikel Arteta për të forcuar ekipin në garat kombëtare dhe evropiane.
"Jemi shumë të kënaqur që e mirëpritëm Piero Hincapie në klub. Ai ka një prani fizike të fortë dhe, falë shumëdisiplinës dhe fleksibilitetit taktik, na ofron opsione shtesë në mbrojtje".
"Piero ka një karakter të madh dhe kombinon në mënyrë perfekte rininë me përvojën, duke e bërë skuadrën tonë më të fortë dhe më konkurruese për sezonin që sapo ka nisur", deklaroi Arteta. /Telegrafi/





















































