LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Andrea Pirlo shkarkohet nga Fatih Karagumruk

Zyrtare: Andrea Pirlo shkarkohet nga Fatih Karagumruk

Klubi turk, Fatih Karagumruk ka njoftuar shkarkimin e trajnerit Andrea Pirlo tre ndeshjet para fundit të sezonit 2022/23 në Superligën e Turqisë.

Trajneri 44-vjeçar mori drejtimin e klubit turk në qershor të vitit të kaluar, pak më shumë se 12 muaj pasi koha e tij me Juventusin mori fund të papritur.


Koha e Pirlos në Turqi fillimisht filloi ngadalë, me Fatih Karagumruk që arriti vetëm një fitore në nëntë ndeshjet e tij të para në ligë në krye, por ai filloi t’i kthente gjërat në rrugën e duhur dhe të merrte disa rezultate të mira.

Por, sot Fatih Karagumruk ka njoftuar se Pirlo është shkarkuar nga klubi përpara tre ndeshjeve të fundit të sezonit në Superligën e Turqisë, duke i lejuar ata të fillojnë të planifikojnë përpara për sezonin 2023-24.

“Njerëzit vijnë e shkojnë, Karagumruk është ai që do të mbetet. Ne dëshirojmë të falënderojmë legjendën e futbollit Andrea Pirlo për përpjekjet e tij për ne dhe t’i urojmë suksese në karrierën e tij të ardhshme”, thuhet në njoftim.

Fatih Karagumruk aktualisht ndodhet në vendin e 9- të në tabelën e Superligës Turkë, 10 pikë larg zonës së rënies dhe 30 pikë prapa vendeve evropiane.

Pirlo mbikëqyri gjithsej 34 ndeshje në klub, duke marrë 11 fitore, 11 barazime dhe 12 humbje. Skuadra ka humbur tre ndeshjet e fundit në ligë, duke u mposhtur nga Antalyaspor, Adana Demirspor dhe Trabzonspor. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Përfaqësueset
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Kalo në kategori