LAJMI I FUNDIT:

Konfirmohet se ka pasur shpërthim, Zyra e hetuesisë bullgare vjen me informacionet e fundit rreth aksidentit tragjik të autobusit

Konfirmohet se ka pasur shpërthim, Zyra e hetuesisë bullgare vjen me informacionet e fundit rreth aksidentit tragjik të autobusit

Drejtori i Shërbimit kombëtar të hetuesisë, Borislav Sarafov ka treguar detaje të reja rreth aksidentit të autobusit ku mbetën të vdekur 45 njerëz nga Maqedonia e Veriut.

Ai ka thënë se rezultatet e ADN-së të udhëtarëve do të dalin për dy ditë, njofton Telegrafi Maqedoni.


Sarafov për dnes.bg e ka konfirmuar informacionin se ka pasur shpërthim në autobus.

Nga viktimat ka edhe fëmijë, njerëzit kërcyen nga dritaret – detaje rreth aksidentit të autobusit me 46 të vdekur në Bullgari
Lexo po ashtu Nga viktimat ka edhe fëmijë, njerëzit kërcyen nga dritaret – detaje rreth aksidentit të autobusit me 46 të vdekur në Bullgari

Ai gjithashtu ka thënë se së bashku me kolegët nga Maqedonia e Veriut kanë definuar drejtimin e hetimeve.

“Lista e udhëtarëve të autobusit i është dërguar autoriteteve të Maqedonisë dhe procesi i identifikimit ka filluar. Bullgaria pret nga Maqedonia që të dërgojë ekzemplarë të ADN-së nga familjarët e të aksidentuarve, që të lehtësohet identifikimi i të vdekurve dhe të lënduarve”.

Pamje nga droni i vendit në Bullgari ku u aksidentua autobusi – me 45 viktima
Lexo po ashtu Pamje nga droni i vendit në Bullgari ku u aksidentua autobusi – me 45 viktima

Ai gjithashtu ka thënë se nuk ka evidencë se në autobus ka pasur lëndë djegëse apo naftë, siç është përmendur nga zyrtarë të tjerë lokal, njofton Telegrafi Maqedoni.

Autoritetet bullgare tregojnë gjendjen e të mbijetuarve nga aksidenti tragjik i autobusit në Bullgari ku humbën jetën 45 njerëz
Lexo po ashtu Autoritetet bullgare tregojnë gjendjen e të mbijetuarve nga aksidenti tragjik i autobusit në Bullgari ku humbën jetën 45 njerëz

Sarafov ka shtuar se kanë kontaktuar me pronarin e agjencionit duke thënë se nga i njëjti do të kërkohet dokumentacioni i plotë për autobusët dhe për kompaninë.

Për fund, ai shprehu ngushëllimet e tij për familjarët e viktimave dhe u dëshiroi shërim të shpejtë të lënduarve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Boshnjaku nga Novi Pazari gjendet i vdekur në një hotel në Prizren

Boshnjaku nga Novi Pazari gjendet i vdekur në një hotel në Prizren

Kronika e Zezë
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Lajme
Voziti me fëmijë në prehër - policia e dënon me 400 euro gjobë, 5 pikë negative dhe i merret patent shoferi për 6 muaj

Voziti me fëmijë në prehër - policia e dënon me 400 euro gjobë, 5 pikë negative dhe i merret patent shoferi për 6 muaj

Lajme
Kalo në kategori