LAJMI I FUNDIT:

Zyra e Auditorit: Institucionet publike kanë krijuar shpenzime të panevojshme në fushën e TIK-ut, për tri vjet u harxhuan rreth 49 milionë euro

Zyra e Auditorit: Institucionet publike kanë krijuar shpenzime të panevojshme në fushën e TIK-ut, për tri vjet u harxhuan rreth 49 milionë euro

Mungesa e organizimit dhe koordinimit mes institucioneve publike ka mundësuar zhvillimin e projekteve paralele në fushën e teknologjisë së informacionit si dhe ka krijuar shpenzime të panevojshme. Po ashtu, për tri vite janë shpenzuar rreth 49 milionë euro në këtë fushë, por se institucionet e audituara nuk kanë arritur të sigurojnë qeverisje të mirë në këtë drejtim.

Kështu thuhet në raportin “Organizimi dhe menaxhimi i investimeve të teknologjisë së informacionit në institucionet publike“, prezantuar nga Zyra Kombëtare e Auditimit, përcjell Telegrafi.

Në auditim janë përfshirë Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Agjencia e Shoqërisë së Informacionit, ajo e Financave me Administratën Tatimore të Kosovës dhe Doganën e Kosovës, Ministria e Punëve të Brendshme me Agjencinë e Regjistrimit Civil, si dhe Komuna e Pejës dhe ajo Prizrenit.

“Institucionet e Kosovës, gjatë periudhës 2015-2018, kanë shpenzuar rreth 49 milionë euro në teknologji të informacionit, mirëpo rezultatet e auditimit tregojnë se institucionet e audituara nuk kanë arritur të sigurojnë qeverisje të mirë në këtë fushë. Qeveria e Kosovës nuk ka arritur të miratoj Strategjinë e Qeverisjes Elektronike e cila është hartuar nga Agjencia e Shoqërisë së Informacionit. Në mungesë të saj, qeveria nuk ka një plan të prioriteteve për investime në fushën e TIK-së”, thuhet në njoftimin e ZKA-së.

Sipas ZKA-së, pasi që menaxhimi i shërbimeve të teknologjisë së informacionit në sektorin publik është i decentralizuar, në nivel të institucioneve apo departamenteve brenda institucionit, ka dyfishim të roleve si dhe këto njësi nuk kanë bashkëpunim mes veti që ka rezultuar me investime të panevojshme.

“Nuk ka regjistër të projekteve të TI-së, si në nivel shtetëror apo në nivel të organizatave buxhetore. Mungesa e regjistrit të plotë të shpenzimeve e pamundëson identifikimin e saktë të gjendjes ekzistuese”, vijon njoftimi, përcjell Telegrafi.

Në raport është konstatuar që institucionet publike të audituara kanë hyrë në investime pa bërë identifikimin e nevojave për projekte, pa analiza të fizibilitetit për zhvillimin e projekteve si dhe pa bërë hulumtim të çmimeve të tregut. Po ashtu, ka mungesë të theksuar të bashkëpunimit ndërmjet ministrive për shfrytëzim më optimal të infrastrukturës së TI-së e cila ka rezultuar me shfrytëzim jo-optimal të pajisjeve të TI-së, menaxhim jo të mirë të shërbimeve, si dhe rritje të shpenzimeve financiare.

Mangësi të ngjashme janë vërejtur edhe në komunat të cilat kanë qenë subjekt i auditimit, duke filluar nga planifikimi strategjik, politikat dhe procedurat e TI-së si dhe në menaxhimin e investimeve në fushën e TI-së.

Me qëllim të adresimit të çështjeve të ngritura, Zyra Kombëtare e Auditimit, në këtë raport ka dhënë 17 rekomandime për institucionet përgjegjëse. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Rënia e madhe e standardeve të jetës - sa fitohet me të vërtetë në Gjermani?

Rënia e madhe e standardeve të jetës - sa fitohet me të vërtetë në Gjermani?

Botë
Me ble t're se u prish? -  Jo, ua rregullon Hausmeister

Me ble t're se u prish? - Jo, ua rregullon Hausmeister

Hausmeister
Bylmeti & benefitet e konsumimit të tij

Bylmeti & benefitet e konsumimit të tij

Meridian
Studioni për një diplomë prestigjioze të nivelit botëror Baçelor ose Master në Kolegji CITY, Kampusi i Universitetit të York-ut në Evropë në Selanik të Greqisë

Studioni për një diplomë prestigjioze të nivelit botëror Baçelor ose Master në Kolegji CITY, Kampusi i Universitetit të York-ut në Evropë në Selanik të Greqisë

CITY College
49 VITE – 49 Shpërblime

49 VITE – 49 Shpërblime

Gorenje Department Store
Ofertat e Auto Mita t’bojnë me kerr t’ri –  filluar nga 179 euro në muaj

Ofertat e Auto Mita t’bojnë me kerr t’ri – filluar nga 179 euro në muaj

Auto Mita
Kalo në kategori