LAJMI I FUNDIT:

Zynga rritet në 10 miliardë dollarë

Zynga rritet në 10 miliardë dollarë

Kompania Zynga, e cila qëndron prapa disa nga lojërat më të popullarizuara në rrjetin Facebook, gjoja po tenton të mbledhë 500 milionë dollarë të cilat vlera e kompanisë do të rritet në 10 miliardë dollarë.

Me investimet e reja vlera e re rritet në 10 miliardë dollarë, e vitin e ardhshëm do të duhej të mbahej oferta e parë fillestare publike për aksionet e kompanisë.

Zynga është themeluar më 2007 prej kur, falë lojërave në Facebook dhe rrjetet tjera shoqërore, ka realizuar rritje të pabesueshme. Në mesin e lojërave më të popullarizuara të Zynga janë FarmVille, CityVille e Mafia Wars, e sipas informatave në faqet zyrtare të kompanisë Zynga aktualisht ka mbi 215 milionë përdorues aktiv të cilët luajnë lojërat e tyre.


Tani për tani nuk ka konfirmime zyrtare për investimet e reja nga Zynga. /Telegrafi/