LAJMI I FUNDIT:

Zyberi: Raporti i progresit nga Komisioni Evropian, do të jetë pozitiv

Zyberi: Raporti i progresit nga Komisioni Evropian, do të jetë pozitiv

Njohësit e proceseve integruese presin që këtë vit “Raporti i Progresit për Maqedoninë”, i cili do të publikohet më 17 prill nga Komisioni Evropian, të jetë më i favorshëm për sa i përket rrugëtimit të Maqedonisë drejt drejt BE-së.

Analisti Naser Zyberi për TVM2 tha se pret rekomandim pa kushtëzime i cili do të notojë të gjitha veprimet pozitive që janë regjistruar vitin e fundit.


“Ndryshimi dhe sjellja e disa ligjeve nga sfera e punëve të brendshme, jurisprudencës, disa veprime të cilat padyshim paraqesin hap përpara në marrëdhëniet ndërfqinjësore dhe raportet me faktorin ndërkombëtarë ne rend të parë BE-në, relaksimi i marrëdhënieve ndëretnike dhe një frymëmarrje më e lehtë në sferën mediatike flasin për një ndryshim radikal të qeverisjes në Maqedoni, që shpresoj se raport progresi do ta konstatojë dhe në mënyrë adekuate do ta vlersojë duke i dhënë Maqedonisë një rekomandim për fillim të negociatave pa kushtëzime”, thotë analisti politik, Naser Zyberi.

Ai më tej shtoi se raporti do të identifikojë edhe telashet me të cilat përballet vendi në procesin integrues.

Ndryshe, pritet që pas publikimit të raportit të progresit nga Komisioni Evropian për Maqedoninë, Federica Mogherini dhe Johannes Hahn ta vizitojnë Maqedoninë.