LAJMI I FUNDIT:

Zyberaj: Perspektiva, zhvillimi ekonomik dhe ndërtimi i vendit do të jenë temat e vetme që do të kenë prioritet

Zyberaj: Perspektiva, zhvillimi ekonomik dhe ndërtimi i vendit do të jenë temat e vetme që do të kenë prioritet

Kandidati për deputetë nga radhët e AKR-së, Jetlir Zyberaj ka falënderuar qytetarët e Prishtinës dhe Pejës për mbështetjen dhe angazhimin e madh për shtetndërtim.

Zyberaj përmes një postimi në Facebook ka shkruar se Kosova do të përmbyllë brenda tre muajsh marrëveshjen me Serbinë, me SHBA garantuese në tavolinë.


“Në Prishtinë e Pejë duke diskutuar e falënderuar qindra aktivistë për angazhimin e madh në shtjellimin e projektit të shtetndërtimit.

Kosova do të përmbyllë brenda tre muajsh marrëveshjen me Serbinë, me SHBA garantuese në tavolinë.

Perspektiva, zhvillimi ekonomik dhe ndërtimi i vendit do të jenë temat e vetme që do të kenë prioritet. Manipulimet e mashtrimet me probleme artificiale jashtë diskutimit”, ka shkruar Zyberaj. /Telegrafi/