LAJMI I FUNDIT:

Zvogëlimi i dëmit të duhanpirjes

Zvogëlimi i dëmit të duhanpirjes
(Foto: Medical News Today)

Kur flitet për cigaret, zgjidhja më e mirë mbetet të heqësh dorë plotësisht prej saj.

Por, për të rriturit që zgjedhin të mos heqin dorë plotësisht nga nikotina, ka produkte pa tym të provuara shkencërisht të cilat paraqesin një alternativë më të mirë ndaj cigares.


Nëse duhanpirësit nëpër botë kalojnë në këto produkte, është një mundësi për të luftuar pasojat e cigareve te shëndeti publik.

Zhvillimet e shkencës dhe teknologjisë kanë ndryshuar mënyrën si jetojmë. Shfrytëzimi i këtyre zhvillimeve për të reduktuar efektet negative të sjelljeve potencialisht të dëmshme njihet si “reduktim i dëmit”.

(Foto: HelpGuide)

Strategjitë e reduktimit të dëmit mund të reduktojnë pasojat negative jo vetëm tek ne, por edhe tek të tjerët dhe te shoqëria si tërësi, transmeton Top Channel.

Ndikimi i zvogëlimit të pirjes së duhanit në kancerin e mushkërive
Lexo po ashtu Ndikimi i zvogëlimit të pirjes së duhanit në kancerin e mushkërive

Ky ndryshim pozitiv dëshmohet më së miri me shtete si Japonia, ku prezantimi në treg i alternativës me ngrohje IQOS në vitin 2014, solli rënie drastike në shitjen e cigareve vit pas viti, me deri në 10 për qind më pak cigare të shitura çdo vit.

(Foto: Edward-Elmhurst Health)

Produktet me ngrohje arrijnë të reduktojnë dëmin përmes parimit ngrohje, jo djegie, çfarë redukton ndjeshëm nivelin e kimikateve të emetuara, deri në 95 për qind sipas studimeve të shumta.

Këto alternativa eliminojnë procesin e rrezikshëm të djegies, i cili çliron tym që përmban rreth 6.000 kimikate të dëmshme ose potencialisht të dëmshme nga të cilat 100 janë dhe përgjegjëse për sëmundjet e lidhura me pirjen e cigares.

Duke ngrohur fijen e duhanit aq sa duhet për të çliruar nikotinën, e duke shmangur tymin me kimikatet e dëmshme, produktet me ngrohje paraqesin një shans për shëndetin publik.

Edhe cigaret elektronike janë një tjetër mënyrë shumë e njohur e reduktimit të dëmit, por ndryshe nga produktet me ngrohje ato nuk çlirojnë nikotinë përmes ngrohjes së fijeve të duhanit, por përmes avullimit të nikotinës së lëngshme.

Gratë apo burrat, kush e ka më të vështirë lënien e cigares?