LAJMI I FUNDIT:

Zvicra nuk di çfarë të bëjë me respiratorët e tepërt, të blerë për pacientët me COVID-19

Zvicra nuk di çfarë të bëjë me respiratorët e tepërt, të blerë për pacientët me COVID-19

Autoritetet zvicerane janë duke u përpjekur të kuptojnë se çfarë të bëjnë me një tepricë të mundshme të respiratorëve që ata siguruan për të luftuar pandeminë e coronavirusit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, stoku i Zvicrës i maskave higjienike gjithashtu është grumbulluar në më shumë se 200 milionë copë, me disa të tjera që pritet të vijnë, citohet të ketë thënë ministria e mbrojtjes, duke e konfirmuar për SonntagsZeitung.

Siç thuhet më tej, gazeta citon të dhënave nga një grup i qeverisë për coronavirusin duke thënë se autoritetet kantonale po dërgonin respiratorë të tepërt përsëri në qeverinë federale, e cila nuk kishte burime për t’i ruajtur dhe mirëmbajtur ato.

Kjo do të thoshte që kantonet mund t’i mbanin, t’i shesnin në vende të tjera ose t’i dhuronin ato, ndoshta vendeve në zhvillim.

Ndërsa numri i të sëmurëve dhe vdekjeve nga sëmundja e frymëmarrjes COVID-19 është rritur në fillim të këtij viti, vendet u ankuan për furnizime të pakta të respiratorëve, të përdorur për të ndihmuar pacientët të marrin frymë. Secila kushton dhjetëra mijëra dollarë.

Dhe Ministria e Mbrojtjes ka thënë që nga 900 respiratorët e dorëzuar deri më 24 qershor, 261 ishin në ruajtje në shërbimin mjekësor të ushtrisë dhe 639 u shpërndanë kantoneve. 300 ventilatorë të tjerë duhet të arrinin deri në mes të gushtit.

Qeveria kishte për detyrë që për shërbimin mjekësor të ushtrisë të blinte pajisje që kantonet nuk mund t’i aranzhonin, derisa pandemia përhapej.

Ajo i kërkoi parlamentit të miratojë më shumë se 2.5 miliardë franga zvicerane (2.66 miliardë dollarë) për këtë, nga të cilat janë shpenzuar rreth një e pesta, tha ministria. /Telegrafi/