LAJMI I FUNDIT:

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Xherdan Shaqiri ka qenë vendimtar në fitoren e Zvicrës 0-1 në udhëtim te Irlanda e Veriut në ndeshje miqësore.

Ylli nga Kosova ka dëshmuar edhe njëherë se është futbollisti kryesor i zviceranëve së bashku me Granit Xhakën dhe se ky ekip përfaqësues pa dyshen kosovare nuk bën dot.


Një gol i mrekullueshëm nga gjuajtja e lirë nga Shaiqir bëri që Zvicra të marri fitoren minimale në Aviva Stadium në Dublin.

Megjithatë pas ndeshjes nuk kanë munguar pyetjet provokuese nga gazetarët zviceran për Shaqirin, i cili pa përtesë i është përgjigjur.

Ditëve të fundit ka pasur shumë diskutime dhe spekulime për rolin tuaj të ri në Përfaqësuese? Ishte një nga pyetjet, derisa Shaqiri tregoi se ende nuk është në formën më të mirë.

“Shumë është shkruar pa nevojë. Isha me pushime për tetë javë dhe kisha vetëm tre ose katër ndeshje të zhvilluara. Prandaj e kuptova se trajneri ndryshoi formacionin në ndeshjen ndaj Danimarkës”, tha Shaqiri.

Çfarë konkretisht është shkruar pa nevojë? Ishte një tjetër pyetje, derisa gjilanasi tha se ai ishte dakorduar me trajnerin për mos të luajtur ndaj Danimarkës.

“U ra dakord që nga fillimi të mos luaja kundër Danimarkës, por do të filloja në Irlandë. Unë e kuptoj këtë, kam një marrëdhënie shumë të mirë me Muratin dhe asgjë nuk do ta ndryshoj këtë”, vazhdoi tutje Shaqiri.

Pytjet provokuese të zviceranëve vazhduan edhe më tej, duke i thënë se Shaqiri nuk është në nivelin më të mirë të përgatitjes, por përgjigja e tij ishte epike.

“Po, nuk jam 100 për qind për momentin. Por kur nuk kam qenë ndonjëherë gati për një turne të madh? Kjo është pyetja”, iu drejtua Shaqiri gazetarëve duke ia kujtuar me fakte se që nga viti 2010 është ai lojtari kryesor i Helvetikëve në çdo Kampionat Botëror apo Evropian.

A është kjo një kërcënim nga ju, ishte pyetja e radhës nga gazetarët helvetikë, derisa Shaqiri i heshti ata me përgjigjen përfundimtare.

“Jo, këtu nuk ka asnjë kërcënim. Por ju gjithashtu duhet ta keni parasysh këtë, si lojtar duhet të jesh gati kur ka rëndësi, në turne të mëdha. Ky është qëllimi im, të ndihmoj sërish Zvicrën gjatë verës”, përfundoi Shaqiri. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Ylli i Real Madridit kërkohet nga katër klube të mëdha të Ligës Premier

Ylli i Real Madridit kërkohet nga katër klube të mëdha të Ligës Premier

Ndërkombëtare
Zbulohen premtimet që Laporta ia ka bërë Xavit për ta bindur atë të qëndrojë tek Barcelona

Zbulohen premtimet që Laporta ia ka bërë Xavit për ta bindur atë të qëndrojë tek Barcelona

La Liga
Tifozët e Bayern Munichut bëjnë një veprim të papritur për Thomas Tuchel

Tifozët e Bayern Munichut bëjnë një veprim të papritur për Thomas Tuchel

Bundesliga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
Kalo në kategori