Ekspertë të Telekomunikacionit kërkojnë përgjegjësi nga Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), nëse shtyhet përsëri afati për zbatimin e plotë të kodit telefonik kosovar +383. Por, zyrtarë të ARKEP thonë se zbatimi i plotë i kodit nuk varet nga ta, por nga operatorët.
Operatorët e telefonisë mobile, Telekomi i Kosovës si dhe IPKO, tashmë kanë deponuar tek ARKEP kërkesat për shtyrjen e serishme të afatit për zbatimin e plotë të kodit +383.
Zëdhënësja e IPKO-së, Edona Zogu, ka deklaruar për Radio Kosovën se mbyllja e kodit të vjetër +386 mund të ndodhë lehtë më 1 nëntor.
“Por çështja e vetme vazhdon të mbetet me operatorët e vendeve të ndryshme të botës, të cilët ende nuk e kanë hapur rangun ose nuk i kanë bërë ndryshimet në rrjetet e tyre për njohjen e kodit +383 dhe si rrjedhojë, thirrjet hyrëse në Kosovë që bëhen në +383 mund të mos ndodhin për shkak se këta operatorë nuk i kanë bërë ende ndryshimet në rrjetet e tyre teknike”, tha Zogu.
E Arsim Bilalli, zëdhënës në Telekomin e Kosovës, tha për Radio Kosovën, se zbatimi nuk varet vetëm nga resurset teknike të Telekomit, por edhe nga asistenca teknike e partnerëve ndërkombëtarë.
“Tash për tash është e pamundur të parashikohet përmbushja e afatit të caktuar kohor nga ana e ARKEP”, tha Bilalli.
Kurse eksperti i Telekomunikacionit, ish drejtori i parë i PTK-së pas luftës, Agron Dida, duke mos dashur të paragjykonte se sa qëndrojnë arsyetimet e operatorëve, e bën përgjegjës Autoritetin Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare. Prandaj ai kërkon dorëheqjen e bordit të Autoritetit, nëse shtyhet përsëri afati.
“Nëse nuk e kryen Rregullatori detyrën,atëherë duhet së pari kryetari i Rregullatorit të largohet edhe bordi, sepse bordi nuk po vepron. Bordi duhet të zëvendësohet me njerëz të kualifikuar dhe njerëz të dedikuar, të sinqertë dhe të drejtë që mendojnë për interesin e qytetarëve. Ata që s’kanë vepruar duhet menjëherë të ndërrohen, dhe kjo është detyrë e Kuvendit për të marrë masa urgjente për t’i zëvendësuar ata”, thotë Dida.
Por, kryetari i Bordit të ARKEP-it, Kreshnik Gashi, thotë për Radio Kosovën se zbatimi i plotë i Kodit nuk varet nga bordi.
“Kam respekt për Dida por zbatimi i kodit nuk varet nga bordi i ARKEP-it. Ky është proces që varet nga operatorët, për shkak se teknikisht procesin e menaxhojnë operatorët dhe ata duhet të bëjnë ndryshimet në centralet e tyre për të zbatuar kodin. Prandaj, në aspektin rregullativ dhe formal, ne edhe si institucion edhe si shtet i kemi nxjerrë të gjitha dokumentet e nevojshme dhe i kemi hapur rrugë për zbatim të kodit +383 nga të gjithë operatorët dhe largim të kodeve aktuale”, ka thënë Gashi.
Duke mos paragjykuar vendimin e gjithë anëtarëve të Bordit, Gashi shtoi se nëse shihet se moszbatimi ka ardhur si rezultat i neglizhencës eventuale të operatorëve, mund të ndërmerren masa të dënimeve me mjete financiare të përcaktuara me nenet e Ligjit të Komunikimeve Elektronike. /RTK /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Edhe një ditë ka mbetur nga Panairi më i madh në Kosovë “Horeca”
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Modë apo relaks?
Të hyra mbi 500 milionë euro, Dogana shënon rekord të ri
Projekte të reja për zhvillimin e aftësive do të financohen nga Fondi Rajonal i Sfidave në Kosovë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën