Janë bërë dy javë që kur në Kosovë u mbajtën zgjedhjet parlamentare, mirëpo Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ende nuk ka arritur t’i certifikojë rezultatet e këtyre zgjedhjeve. Madje, shkaku i gabimeve në formularë shumë vendvotime kanë shkuar në rinumërim. Fillimisht janë rinumëruar 314 vendvotime, e më pas është vendosur që edhe 530 të tjera të rinumërohen për shkak të problemeve kryesisht teknike.
Lidhur me zvarritjen e certifikimit të rezultateve dhe afatet për krijimin e Qeverisë së re për Telegrafin ka folur njohësi i çështjeve juridike, Mazllum Baraliu.
Ai tregoi se cilat janë procedurat që duhet ndjekur në mënyrë që të krijohet Qeveria e re.
“Formimi i Qeverisë është i lidhur me konstituimin e Parlamentit dhe me Kushtetutë pra pas certifikimit të rezultateve përfundimtar të zgjedhjeve, nga presidenti caktohet mbledhja e parë e Kuvendit e legjislaturës së shtatë, bëhet verifikimi i mandateve, betimi i deputetëve. Pastaj me Kushtetutë i jepet mandati partisëv fituese ose koalicionit ma të madh, e cila duhet ta mandatojë një njëri për kryeministër dhe në një afat prej dhjetë ditësh do të duhet ta dorëzojë listën e kabinetit, anëtarëve të qeverisë tek presidenti”, ka theksuar ai.
Nëse dështon partia e parë fituese e zgjedhjeve të krijojë Qeverinë, Baraliu tregoi se cili është opsioni i dytë.
“Është edhe një afat tjetër që mund t’i jepet mandati grupit të dytë, i cili në afat prej 15 ditësh do të duhej ta bënte Qeverinë, e cila më shumicë votash do të duhet të votohet në parlament dhe të fillojë punën e saj. Nëse edhe kjo nuk ndodhë në afat, brenda 60 ditësh presidenti shpall zgjedhjet të reja, që duhet të mbahen brenda 40 ditësh”, ka potencuar ai.
Ndërkohë në Qendrën për Numërim dhe Rezultate është duke vazhduar rinumërimi i 530 vendvotimeve. Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, përmes ftesës publike ka kërkuar ndihmën e Prokurorisë dhe të Policisë që të jenë prezent brenda objektit të QNR-së, lidhur me hetimin dhe ndjekjen penale të keqpërdorimeve të mundshme në kuadër të procesit zgjedhor 2019.
Pas kësaj kërkese, Prokurori i Shteti ka informuar opinionin se bashkë me hetuesit nga Policia e Kosovës, do t’i përcjellin dhe verifikojnë pretendimet e parashtruara nga KQZ-ja.
Ndryshe, në zgjedhjet parlamentare të cilat janë mbajtur më 6 tetor kanë votuar 812 mijë e 49 votues apo 44.18 për qind.
Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, partia e parë është Vetëvendosje me 25.50 %, pas saj radhitet Lidhja Demokratike e Kosovës me 24.83 %, kurse Partia Demokratike e Kosovës radhitet e treta me 21.25%. Ndërsa koalicioni AAK-PSD në zgjedhjet e 6 tetorit ka marrë 11.57 për qind, kurse koalicioni NISMA-AKR ende nuk e ka kaluar pragun zgjedhor. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
MPB: Qytetarët edhe nesër do të mund të marrin letërnjoftimet e reja
S’do të dëgjohet dëshmitari i planifikuar për të premten në rastin Thaçi dhe të tjerët, pranohen dëshmitë e tij e dhënë më parë
Prokuroria e Velesit nis hetim për armëmbajtje pa leje për të arrestuarit në Çashkë
BE afër finalizimit të raportit për çështjen e masave ndaj Kosovës
Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit
Vajza ther me thikë babain e saj në Shtime
FSK në trajnim në Belize me ushtrinë britanike, Maqedonci publikon fotografi
Pas tre fëmijëve, gjendet edhe trupi i pajetë i Alma Arrazit në ujërat e Bunës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'