LAJMI I FUNDIT:

Zuckerberg: Edhe të dhënat e mia u morën nga Cambridge Analytica

Zuckerberg: Edhe të dhënat e mia u morën nga Cambridge Analytica

Shefi ekzekutiv i Facebook-ut, Mark Zuckerberg, tha se të dhënat e tij kanë pësuar po ashtu në një skandal të privatësisë që ka prekur miliona përdorues të rrjetit social.

Zuckerberg i bëri këto komente në ditën e dytë të dëshmisë përpara Senatit amerikan.


Ai po ashtu tha se kompania e tij po shqyrton nëse duhet të marrë masa ose jo kundër Universitetit Cambridge.

Në këtë institucion ka qenë i vendosur hulumtuesi, i cili i ka mbledhur të dhënat e përdoruesve në Facebook dhe i ka shitur te firma e marketingut Cambridge Analytica.

Javëve të fundit është zbuluar se Cambridge Analytica ka pasur qasje në informacionet e profilit të rreth 87 milionë përdoruesve të Facebook-ut, shkruan rel.

Cambridge Analytica është e njohur për lidhjet e saj me fushatën e presidentit aktual të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe pretendon se ka luajtur “një pjesë integrale” në fitoren e Trumpit.

Por, kompania thotë se asnjë nga të dhënat e përfshira në skandalin e fundit nuk janë përdorur për të ndihmuar fushatën e Trumpit. Zuckerberg ka kërkuar falje për skandalin.

Në trend Botë

Më shumë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Evropa
Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Evropa
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Rusët bombardojnë Rusinë, gabimisht hodhën bombën në territorin e tyre – raketa gjigante ra rreth 100 kilometra larg Ukrainës

Rusët bombardojnë Rusinë, gabimisht hodhën bombën në territorin e tyre – raketa gjigante ra rreth 100 kilometra larg Ukrainës

Evropa
Momenti kur raketa izraelite godet me precizitet veturën brenda të cilës ishte komandanti i Hezbollahut

Momenti kur raketa izraelite godet me precizitet veturën brenda të cilës ishte komandanti i Hezbollahut

Azia
Nëna nga Brazili së bashku me të birin shtien mbi një shtëpi private, vriten dy persona dhe plagoset prifti – gjithçka filloi për qiranë

Nëna nga Brazili së bashku me të birin shtien mbi një shtëpi private, vriten dy persona dhe plagoset prifti – gjithçka filloi për qiranë

Amerika Latine
Kalo në kategori