Më 11 korrik 2025, rreth orës 22:00, në fshatin Qaber të komunës së Zubin Potokut ka shpërthyer një zjarr si pasojë e pakujdesisë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, zjarri ka përfshirë një veturë, dy multikultivatorë, disa pajisje elektrike, një garazh dhe një shtëpi.


"Raportohet se nga pakujdesia ka shpërthyer një zjarr ku janë djeg një veturë, dy multikultivator, disa pajisje elektrike një garazh, një shtëpi. Zjarrfikësit kanë lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar. Lidhur me rastin është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit pronari. Rasti shkon në procedurë të rregullt", ka njoftuar policia./Telegrafi/