LAJMI I FUNDIT:

“Zoti është i madh” – ekipet e shpëtimit nxorën nga rrënojat një familje pesë anëtarësh në Gaziantep

“Zoti është i madh” – ekipet e shpëtimit nxorën nga rrënojat një familje pesë anëtarësh në Gaziantep

Një familje prej pesë anëtarësh u nxor nga rrënojat në siguri në provincën Gaziantep të Turqisë më herët gjatë ditës, pesë ditë pas tërmetit të së hënës, sipas një raporti nga AP.

Familja raportohet se ka mbijetuar në shtëpinë e tyre të shembur në rajon, e cila ndodhet afër epiqendrës së tërmetit me magnitudë 7.8 ballë.


Pasi prindërit dhe dy vajzat e tyre dhe djali u shpëtuan, ekipet e shpëtimit raportohet se kanë brohoritur “Zoti është i madh!”.

Po kërkonin për të mbijetuar, pamjet e rënda tregojnë se si rrënojat iu shembën mbi kokë ekipeve të shpëtimit në Hatay të Turqisë
Lexo po ashtu Po kërkonin për të mbijetuar, pamjet e rënda tregojnë se si rrënojat iu shembën mbi kokë ekipeve të shpëtimit në Hatay të Turqisë

AP gjithashtu raportoi shpëtime të tjera sot, duke përfshirë një vajzë shtatëvjeçare e cila u nxor nga rrënojat në provincën e Hatay pas pothuajse 132 orësh.

47-vjeçari në Turqi reciton ajete të Kuranit derisa ekipet e shpëtimit po përpiqeshin ta zhbllokonin prej rrënojave
Lexo po ashtu 47-vjeçari në Turqi reciton ajete të Kuranit derisa ekipet e shpëtimit po përpiqeshin ta zhbllokonin prej rrënojave

Ndryshe nga tërmeti shkatërrues në Turqi dhe Siri kanë mbetur të vdekur mbi 25 mijë persona. /Telegrafi/