LAJMI I FUNDIT:

Zonja, kini kujdes! Divorci na jep këto mësime: “Një grua është më e vetmuar në një martesë të keqe, sesa kur nuk ka partner!”

Zonja, kini kujdes! Divorci na jep këto mësime: “Një grua është më e vetmuar në një martesë të keqe, sesa kur nuk ka partner!”

Nga një martesë e keqe ju duhet të largoheni sikur hidheni nga treni, edhe nëse valixhet tuaja kanë mbetur brenda trenit dhe nuk keni pse ta bëni veten me faj assesi – nëse do të ishte “e shkruar”, do të kishte zgjatur lumturisht…

Të kalosh një divorc ose ndarje, veçanërisht kur keni fëmijë, me shtëpinë që kemi ndarë me kanakarët shtëpiakë, është e dhimbshme dhe konfuze. Por gjithashtu mund të na japë leksione të rëndësishme jetësore, transmeton Telegrafi.


1. Mos e fajësoni njëri-tjetrin

Loja “ti the – unë thashë” nuk do të ndihmojë në asnjë mënyrë dhe nuk do të arrini asgjë me të. Është e lehtë të thuash, “Faji juaj është i gjithi. Ne po ndahemi, sepse ju e bëtë ‘atë-dhe-atë’!” (Çfarëdo që të jetë – ai ju mashtroi, ju gënjeu, humbi në bixhoz parat e përbashkëta…). Por kur ia hidhni fajin ish-it tuaj, ju humbni vetëm forcën dhe fuqinë tuaj – dhe bëheni viktimë.

2. Mos ia hidhni të gjithë fajin vetes

Kur ende kujdeseni për ish-in tuaj, është e lehtë të dilni me justifikime për të dhe sjelljen e tij. Nuk është i gjithi faji juaj! Divorci është pothuajse gjithmonë faji i të dy partnerëve.

3. Mos ki turp të qash

Kur përballeni me një divorc të shëmtuar, mund të ndiheni sikur nuk do të ketë ditë kur (herët a vonë) nëpër fytyrën tuaj të rrjedhë grimi për shkak të lotëve. Dhe tani lejojeni vetes të shprehni trishtimin tuaj përmes lotëve. Do të jetë më e lehtë për ju sesa t’i mbani të gjitha në vete.

4. Kujdesuni për veten tuaj

Bëni gjëra që ju bëjnë të lumtur. Takohuni me miqtë tuaj, shkoni në ndonjë klub me ta, filloni të bëni stërvitje, bëjini vetes një masazh, përgatisni vetes një banjë me shkumë, qetësuese… Kjo është koha e përkryer për t’u kujdesur për veten…

5. Mos harroni se falja kërkon kohë

Përpiquni të falni veten dhe ish-in tuaj, por mos harroni se nuk ndodh gjithmonë brenda natës. Mund të duhet kohë për këtë. Ndoshta edhe shumë kohë. Kur nuk keni një reagim emocional kur shihni ose dëgjoni nga ish-i juaj, do të dini që vërtet e keni falur.

6. Vlerësoni lidhjen me veten tuaj

Kur ishit në atë martesë ose bashkëjetesë, mund ta keni harruar veten… Vlerësojeni atë. Mësoni ta doni përsëri imazhin që shihni në pasqyrë.

/Telegrafi/