LAJMI I FUNDIT:

Zjarri shpërthen në “repartin e coronavirusit” të një spitali në Indi, momenti kur stafi nxiton për të shpëtuar pacientët

Zjarri shpërthen në “repartin e coronavirusit” të një spitali në Indi, momenti kur stafi nxiton për të shpëtuar pacientët

Pamjet dramatike të kamerave të sigurisë tregojnë momentin kur personeli i Kujdesit Intensiv filloi të vepronte për të evakuuar pacientët me coronavirus pasi një ventilues shpërtheu në flakë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, gjërat mund të kishin përfunduar në tragjedi pasi makina kishte probleme mori flakë në spitalin SSG në Vadodara, India perëndimore më 8 shtator.


Por katër mjekë të shpejtë ishin fatmirësisht atje për të shpëtuar ata dhe askush nuk u lëndua nga flakët.

Dhe në pamjet e publikuara shihet fillimisht stafi që rrethon pacientin i cili është më afër ventilatorit pasi një zhurmë shpuese shfaqet nëpër spital në orën 21.45 të mbrëmjes.

Duke dyshuar se diçka nuk është në rregull, një punëtor ndihmon me ngut pacientin të ngritët në këmbë, ndërsa ata nxitojnë drejt daljes.

Pacienti i fundit në dhomë ngrihet vetë për të vendosur një maskë fytyre, pasi stafi kërkon që ai të largohet nga zona e rrezikshme.

Ai shihet duke ikur, pasi dhoma e spitalit është plotësisht e mbuluar me tym të zi.

Spitali SSG besohet të ketë një nga nivelet më të larta të pranimeve të pacientëve me coronavirus në vend.

Ministri i Shëndetësisë i Gujarat, Nitin Patel, tha se 35 njerëz u evakuuan nga dy pavijone spitalore, përpara se zjarri të vihej nën kontroll.

India kohët e fundit tejkaloi Brazilin për t’u bërë vendi i dytë më i prekur në botë nga pandemia e coronavirusit, me gati 4.5 milionë raste dhe më shumë se 75,000 vdekje. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë

Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë

Kroacia
Macron: Evropa mund të vdesë, duhet të tregojmë që nuk jemi vasal i Shteteve të Bashkuara

Macron: Evropa mund të vdesë, duhet të tregojmë që nuk jemi vasal i Shteteve të Bashkuara

Evropa
Piloti ukrainas i MiG-29 rrëzon dronin spiun rus – pamje nga toka dhe kabina e fluturakes

Piloti ukrainas i MiG-29 rrëzon dronin spiun rus – pamje nga toka dhe kabina e fluturakes

Evropa
Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Evropa
Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Serbia
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Kalo në kategori