Sonte, një shtëpi është përfshirë nga zjarri në lagjen Kodrën e Trimave në Prishtinë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, i cili bëri të ditur se njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.


“Policia dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes pas raportimit për zjarr në një shtëpi në Kodrën e Trimave. Një person ka pranuar trajtim mjekësor”, ka deklaruar Pllana.

Ai shtoi se aktualisht po zhvillohen hetime për të sqaruar rrethanat dhe detajet e rastit.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende informacione shtesë lidhur me shkakun e zjarrit. /Telegrafi/