LAJMI I FUNDIT:

Zjarri i kishte shkatërruar shtëpinë, burri nga Australia fiton lotarinë

Zjarri i kishte shkatërruar shtëpinë, burri nga Australia fiton lotarinë

Një burrë nga Queensland, Australi, shtëpie e pasiguruar e të cilit ishte shkatërruar nga zjarri ka fituar 1 milion dollarë në një lotari.

Sipas www.abc.net.au, përcjell Telegrafi, fituesi – i cili dëshironte të mbetet anonim – është nga Mount Cotton në Redland, në jug të Brisbane, por zotëronte një pronë familjare në një pjesë New South Wales, të goditur nga zjarret.


Siç shkruan ky medium, ka qenë Lauren Cooney nga The Lott qëe njoftoi atë për fitoren dhe tha se ai ishte jashtëzakonisht i emocionuar.

“Ai më tha që familja e tij sapo kishte humbur shtëpinë e tyre në zjarret”, tha ajo.

I merr shkëndijat dhe i hedh në fusha të thata: Ekspertët tregojnë se si një lloj i zogjve në Australi po e bën krizën e zjarreve edhe më të rëndë
Lexo po ashtu I merr shkëndijat dhe i hedh në fusha të thata: Ekspertët tregojnë se si një lloj i zogjve në Australi po e bën krizën e zjarreve edhe më të rëndë

“Shtëpia nuk ishte e siguruar, kështu që ky çmim do të thoshte që ata do të ishin në gjendje ta rindërtojnë një që nga fillimi”.

Burri kishte treguar në detaje se si familja e tij ishte rikthyer në pronën e tyre disa javë më parë, për të cilën gjë tha se ishte “shumë sentimentale dhe e veçantë për ta”.

“Ata po ecnin nëpër rrënoja duke kërkuar ndonjë kujtim të veçantë familjar që ata mund ta shpëtonin, por gjithçka që mund të gjenin ishte disa filxhanë”. /Telegrafi/