LAJMI I FUNDIT:

Zjarrfikësit shpëtojnë qenin që përfundoi në kulmin e një shtëpie në New Jersey

Zjarrfikësit shpëtojnë qenin që përfundoi në kulmin e një shtëpie në New Jersey

Zjarrfikësit në New Jersey, SHBA, kanë shpëtuar një qen i cili bllokua në çatinë e shtëpisë së pronarit.

Departamenti i Policisë së Bogota-s tha në një postim në Facebook se oficerët iu përgjigjën shtëpisë së Bergen County të dielën pasi një qen rrëzoi një njësi të ajrit nga dritarja e katit të dytë të një shtëpie dhe përfundoi në çati.


Policia kontaktoi Departamentin e Zjarrfikësve të Bogota-s për ndihmë dhe zjarrfikësit u përgjigjën me një kamion që ka shkallë.

Postimi përfshinte video të shpëtimtarëve duke përdoruri kamionin për t’iu afruar qenit.

“Qeni dhe zjarrfikësit u kthyen të gjithë të sigurt në shtëpi”, thuhej në postim. /Telegrafi/