Sindikata e Shërbimit të Zjarrfikësve në një konferencë për media ka ngritur shqetësimin e tyre për gjendjen e rëndë të tyre, ku iu mungojnë pajisjet për punë, siguria, pagat e ulëta dhe statusi i pa definuar.
Kjo sindikatë ka kërkuar nga Qeveria në dorëheqje dhe kryetarët e komunave që ta fuqizojnë këtë kategori dhe t’i realizojnë premtimet e dhëna, në të kundërtën paralajmërojnë protestë dhe greva.
Sindikalistët e këtij shërbimi kanë thënë se janë të shtrënguar që të reagojnë ose të marrin masa në shenjë revolte dhe pakënaqësie lidhur me gjendjen alarmante që ka kapluar këtë shërbim dhe mos gatishmërinë e institucioneve për të zgjidhur problemet të cilat në vazhdimësi e përcjellin këtë Shërbim Emergjent.
Zjarrfikësit gjatë këtij viti u përballen me shumë probleme dhe gjithashtu viti i ardhshëm do të jetë edhe më i vështirë për shkak se institucionet e shtetit nuk kanë planifikuar buxhet për zjarrfikësit, as nga niveli lokal e as ai qendror.
Kryetari i Sindikatës së Zjarrfikësve në nivel vendi, Muharrem Beka tha se kërkesat e tyre nuk po përfillen nga institucionet dhe nuk po zbarohen ligjet në fuqi dhe kështu kanë mbetur të diskriminuar.
Ai tha se shërbimi i zjarrfikësve ka mbetur pa përkujdesje institucionale, ndërsa kërkoi që kësaj kategorie t’i kthehet dinjiteti, pasi punojnë në kushte mjaft të vështira.
“Edhe një herë i bëjmë me dije institucioneve se shërbimi i zjarrfikësve donë zgjidhje urgjente. Prej 1 janarit është planifikuar që zjarrfikësit të jenë staf i Ministrisë së Punëve të Brendshme, mirëpo Ligji i Financave Komunale nuk ka shkuar në Kuvend, qeveria është dorëhequr dhe kemi mbetur pezull. Zjarrfikësit prej 1 janarit nuk kanë buxhet të planifikuar, komunat kanë planifikuar me pretekst se zjarrfikësit do të jenë nën menaxhim të MPB-së. Edhe MPB nuk ka planifikuar nuk ka planifikuar buxhet”, deklaroi Beka.
Ai shtoi se Ligji i Pagave duhet të zbatohet, në të kundërtën zjarrfikësit do të mbesin me paga minimale. Kjo situatë, sipas tij, duhet t’i shqetësojë të gjithë, marr parasysh edhe fatkeqësitë natyre.
Ndërsa, kryetari i Këshillit të Protestave, Zymri Krasniqi paralajmëroi edhe protesta nëse nuk kalon Ligji për Paga. Ligji i miratuar në Kuvend, i cili tashmë është dërguar në Kushtetuese nga Avokati i Popullit, parasheh 2.2 koeficientin e pagave për zjarrfikësit.
Në mbështetje të zjarrfikësve ka dalë edhe kryetari i BSPK-së, Avni Ajdini, i cili tha se ata janë heronj të gjallë që shpëtojnë jetë, por për fat të keq premtimet që janë bërë nga Qeveria në dorëheqje, nuk i ka përmbush asnjë prej tyre, përveç që kanë mbetur premtime politike në letër.
“Zjarrfikësit e rrezikojnë veten, janë heronj të gjallë për të shpëtuar një jetë, një familje, një fëmijë. Kështu që për fat të keq, premtimet të cilat janë bërë nga qeveria në dorëheqje, edhe pse ka premtuar që t’i realizojnë të drejtat e tyre, nuk janë realizuar ende asnjë e drejtë. Nuk kam një argument që është realizuar një premtim i qeverisë”, theksoi Ajdini.
Ai tha se si BSPK qëndrojnë pas kërkesave së kësaj kategorie, e cila është mjaft e rrezikuar në vendin e punës. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMurati: 300 milionë euro është vlera e marrëveshjeve ndërkombëtare që po presin ratifikimin në Kuvend
Nga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Edhe një ditë ka mbetur nga Panairi më i madh në Kosovë “Horeca”
Në mesin e 25 shteteve konkurruese "Zgatar Electronics" fiton çmimin si “Kompania me rritje më të madhe”
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Saktësi, efikasitet dhe rehati - Ultratingulli revolucionar SonoMax 9
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën