LAJMI I FUNDIT:

Tre zjarrfikësit amerikanë u bënë baballarë në të njëjtën ditë

Tre zjarrfikësit amerikanë u bënë baballarë në të njëjtën ditë

Tre zjarrfikës në një stacion të Virxhinia-s u bënë baballarë në të njëjtin spital brenda 24 orëve.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Qendra Mjekësore Rajonale Spotsylvania tha në një postim në Facebook se tre foshnja lindën brenda 24 orëve në objekt dhe secili baba i përfshirë punon si zjarrfikës me Shërbimet e Zjarrfikësve dhe Emergjencave Fort Belvoir në bazën e ushtrisë Fort Belvoir.


“Ne jemi të emocionuar për t’i mirëpritur foshnjat në këtë botë”, thuhet në postim.

Baballarët, Kyle Dean, Kyle Frederick dhe Michael Irvine, thanë se kishin bërë shaka javë më herët se si do të ishte nëse të tre foshnjat do të lindnin në të njëjtën ditë.

“Disa javë më herët, ne ishim të gjithë së bashku në punë dhe flisnim për këtë dhe sa çmenduri do të ishte, nëse do të shihnim njëri-tjetrin në korridore dhe gjëra të tilla”, tha Dean. /Telegrafi/