LAJMI I FUNDIT:

Zjarret në pyje, policia në Ferizaj shton masat e sigurisë

Zjarret në pyje, policia në Ferizaj shton masat e sigurisë

Policia në Ferizaj ka apeluar te qytetarët që të kenë kujdes dhe mos t’i ndezin barnishtat me rastin e pastrimit të fushave, si dhe të kenë parasysh shuarjen e zjarreve para largimit nga vend pikniqet.

Policia nëpërmjet një komunikate ka thënë se bazuar në përvojat e mëparshme por edhe në rrethanat aktuale, si pasojë e pakujdesisë të faktorit njeri, ditëve të fundit ka shumë raste të zjarreve në zonën e përgjegjësisë së DRP Ferizaj.

“Për këtë qëllim, është në vazhdë angazhimi policor i cili ka për qëllim parandalimin, respektivisht shtimin e masave të sigurisë si masë preventive nga rreziku- zjarret. Siç e dimë edhe nga vitet e kaluara, pasojat nga zjarret janë të shumëfishta, si dëmtimi i pyjeve dhe shkatërrimi apo djegia e pasurive të ndryshme. Janë këto vetëm disa nga arsyet që kanë shtyrë Policinë e Kosovës të ndërmarrë këtë veprim, me qëllim parandalimi të përhapjes së zjarreve. Mendojmë se ky angazhim do të ndikojë pozitivisht në opinion (qytetarë) për të zvogëluar apo eliminuar rrezikun nga zjarret – të vëna qëllimshëm apo nga pakujdesia. Prandaj , apelojmë tek qytetarët që të kenë kujdes dhe mos t’i ndezin barnishtat me rastin e pastrimit të fushave, si dhe të kenë parasysh shuarjen e zjarreve para largimit nga vend pikniqet”, thuhet në komunikatë.

Policia lidhur me këtë problematikë, policia tashmë është duke punuar dhe hetuar këto raste të cilat janë të sanksionura edhe me ligj.

“Ndaj personave, për të cilët dokumentohet ky veprim i paligjshëm do të ndërmirren të gjitha masat e parapara ligjore. Lidhur me të gjitha këto, është e domosdoshme ndihma dhe bashkëpunimi, së pari i vet qytetarëve, institucioneve relevante, pastaj mediave e OJQ-ve të ndryshme, si dhe të përfaqësuesve të fshatrave etj”, thuhet në komunikatë.

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori