LAJMI I FUNDIT:

Zjarret në Kosovë, Policia identifikoi 41 persona të dyshuar dhe 20 të arrestuar  

Zjarret në Kosovë, Policia identifikoi 41 persona të dyshuar dhe 20 të arrestuar  
Foto: Ilustrim

Gjatë muajve të kaluar, në veçanti me ngritjen e temperaturave gjatë gushtit, shkaktimi dhe përhapja e zjarreve ka qenë shqetësuese për qytetarët e vendit dhe institucionet tjera në përgjithësi.

Nga muaji qershor i këtij viti deri më 10.08.2021 janë evidentuar: 109 raste të ‘zjarr vënieve’, 71 raste të ‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’ dhe 95 incidente zjarri, duke shkaktuar kështu rrezik për jetën e qytetarëve, por edhe pronën në përgjithësi, si atë private dhe shtetërore.


Lidhur me rastet e sipër cekura nga Policia e Kosovës të janë iniciuar procedura penale dhe janë identifikuar 41 persona të dyshuar si dhe janë arrestuar gjithsej 20 njëzet persona të dyshuar të përfshirë në to.

“Gjatë kësaj periudhe ne falënderojmë qytetarët dhe institucionet tjera për bashkëpunimin dhe ndihmën e ofruar në funksion të identifikimit të shpejtë të incidenteve të zjarrit, parandalimit të rasteve tjera të rrezikut të përgjithshëm dhe shpërndarjen e informacioneve lidhur me vetëdijesimin për rrezikun potencial që mund të vije nga veprimet e pakujdesshme të disa personave”, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës po ndërmerr dhe do të ndërmerr masa të vazhdueshme ligjore ndaj të gjithë atyre individëve që në një formë apo tjetër rrezikojnë jetën apo pronën e qytetarëve, qoftë qëllimisht apo përmes pakujdesisë së shfaqur në çfarëdo forme.

“Policia e Kosovës përveç realizimit të detyrave të saj në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, menaxhimin dhe kontrollin e trafikut rrugor dhe lehtësimin e qarkullimit të mërgimtareve nëpër pikat kufitare të Republikës së Kosovës gjatë kësaj periudhe me aktivitete të intensitetit dhe densitetit mjaft të madh në vendin tonë, vëmendje të veçante dhe resurse relevante ka ofruar për të asistuar edhe institucionet/agjencionet tjera shtetërore, në parandalimin, hetimin dhe luftimin e zjarreve të shkaktuara”, thuhet më tej. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori