Zjarr në një shtëpi në Kolovic në Prishtinë, intervenojnë zjarrfikësit

Një zjarr ka shpërthyer në një shtëpi në rrugën “Sheshi i Arbërit”, te Bunari i Hajratit në Prishtinë.
Sipas drejtorit të Zjarrfikësve në Prishtinë, Malë Gashi rasti është raportuar sot rreth orës 10:50.
“Është pranuar informata për zjarr në një shtëpi. Ekipet menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe zjarri është lokalizuar”, ka thënë Gashi për Telegrafin.
Deri tani nuk ka informacione për persona të lënduar apo për dëmet e shkaktuara nga zjarri. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
2 orë më parë
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate








































