LAJMI I FUNDIT:

Zjarr në malet e fshatit Dollogozhdë në Strugë

Zjarr në malet e fshatit Dollogozhdë në Strugë

Zjarri që ka përfshirë pasditen e sotme malet mbi fshatrat Dollogozhdë dhe Poum në rajonin e Strugës, vazhdon të jetë ende aktiv dhe po shkakton frikë te banorët që jetojnë në këto fshatra.

Edhe pse nuk ka rrezik për këto dy vendbanime, sipas zjarrfikësve, ata thonë se për shkak të terrenit të vështirë dhe erës së fuqishme zjarri po përhapet me shpejtësi të madhe.


Si pasojë pasditen e sotme është dërguar një kërkesë me shkrim për intervenim me aeroplan me ujë për shuarjen e zjarreve. Kërkesa është dërguar te Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe në çdo moment pritet intervenimi me ujë nga ajri.

Sipas të dhënave, gjatë gjithë ditës së sotme janë djegur pyje me shkurre dhe ka pasur mbi 10 ndërhyrje nga ana e zjarrfikëseve në lokacione të ndryshme.