LAJMI I FUNDIT:

Zjarr i madh shpërthen në Jegunoc të Tetovës, nuk ka të lënduar

Zjarr i madh shpërthen në Jegunoc të Tetovës, nuk ka të lënduar

Tre shtëpi të banuara dhe një objekt ndihmës në fshatin Jegunoc të të njëjtës komunë sot në mesditë janë përfshirë nga flaka, ku për pasojë, objekti ndihmës është djegur tërësisht, ndërsa tre shtëpitë, janë djegur pjesërisht.

Pasojat e këtij zjarri janë vetëm në dëme materiale ndërsa nuk ka të lënduar njerëz, edhe pse objektet kanë qenë të banuara.


Ekipet e zjarrfikësve të Tetovës për Alsat u shprehën se zjarri ka shpërthyer në orën 12:20 minuta, pas çka nga ana e NJTKZ është intervenuar me tre automjete kundër zjarrit dhe 10 zjarrfikës pas çka edhe kanë arritur ta venë nën kontroll zjarrin që të mos përhapet në pjesën tjetër të lagjes.

Sipas informatave të para jozyrtare, shkaktar i zjarrit parashihet të jetë faktori njeri. Ekipet e Sektorit të punëve të brendshme kanë kryer hetimet në vendin e ngjarjes dhe po punojnë në zbardhjen e rastit, ndërkohë me ta vazhdojnë të qëndrojnë dy automjete kundër zjarrit si preventivë në rast të përhapjes së sërishme të tij, thonë nga NJTKZ e Tetovës.

Foto: Alsat

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori