LAJMI I FUNDIT:

Zinedine Zidane i tregoi hapur Lionel Messit se çfarë mendon për të

Zinedine Zidane i tregoi hapur Lionel Messit se çfarë mendon për të

Ikona e Francës dhe Real Madridit, Zinedine Zidane i ka thënë Lionel Messit se ai është unik në historinë e futbollit.

Të dy u vendosën së bashku në një dhomë nga Adidas si pjesë e një eventi sponsorizues dhe ndërsa dyshja mund të ishin përballur me njëri-tjetrin nga anët e ndryshme të derbit Real Madrid-Barcelona, ​​kishte vetëm respekt të shprehur jashtë fushës.


Zidane pranoi se ishte i lumtur që pati mundësinë t’i tregonte Messit se sa i mrekullueshëm është.

Messi dhe Zidane 'thumbojnë' Ronaldon me një mesazh të koduar
Lexo po ashtu Messi dhe Zidane 'thumbojnë' Ronaldon me një mesazh të koduar

“Është vetëm një fjalë: ‘Magji’. Domethënë, Leo dhe unë, nuk jemi bashkë çdo ditë. Kështu që sot është një ditë shumë e rëndësishme për mua, sepse mund t’i them atij se sa shumë e admiroj”, ka thënë Zizou.

“Dhe unë mendoj se është magji, magji e pastër. Magji në kuptimin që përpara se të merrte topin, ai e dinte tashmë se çfarë duhej bërë. Dhe veçanërisht për mua, si dikush që e kuptoj futbollin. Duke të parë ty (Messi) në fushë, pothuajse e dija se çfarë do të bëje, e di? Ishte si një lidhje. Kur e shoh duke bërë atë që bën, i them: ‘Kjo është'”.

Zidane i shpjegoi Lionel Messit se përse vendosi ta vishte fanellën me numrin 5 te Real Madridi
Lexo po ashtu Zidane i shpjegoi Lionel Messit se përse vendosi ta vishte fanellën me numrin 5 te Real Madridi

“Pra, kjo është ajo që njerëzit duan të shohin në futboll. Ka pak, por jo si ti. Shumë pak, mirë… vetëm një”, shtoi Zidane.

Sigurisht, Messi ishte arsyeja kryesore që Francës iu privua triumfi i tretë në Kampionatin Botëror dimrin e kaluar, por edhe kjo duket se ka bërë pak për të përkeqësuar opinionin e Zidanes për të. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ligat tjera
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Liga e Kampionëve
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve

Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Liga e Kampionëve
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori