LAJMI I FUNDIT:

Zidane i shpjegoi Lionel Messit se përse vendosi ta vishte fanellën me numrin 5 te Real Madridi

Zidane i shpjegoi Lionel Messit se përse vendosi ta vishte fanellën me numrin 5 te Real Madridi

Ylli më i madh i Real Madridit aktualisht mban fanellën me numrin 5 dhe e gjitha kjo falë Zinedine Zidanes. Jo vetëm që francezi u takua me Jude Bellingham për të rekomanduar që ai të nënshkruante me Los Blancos në finalen e Ligës së Kampionëve në vitin 2022, por fakti që legjenda e futbollit, i cili ishte idhulli i anglezit, e veshi atë fanellë, e frymëzoi lojtarin të bënte të njëjtën gjë. Por, pse pikërisht Zidane e veshi atë fanellë me atë numër?

“Ishte e çuditshme të shihje 10 të tjerë të veshur me numrin 5”, i ka thënë Lionel Messit, francezi në një bashkëbisedim mes dyshes të organizuar nga Adidas. “Ju e keni bërë numrin 5 të rëndësishëm”.


Pasi i tha Messit se sa i mirë mendonte se ishte argjentinasi, Zidane vazhdoi të shpjegonte pse e veshi atë.

Messi dhe Zidane 'thumbojnë' Ronaldon me një mesazh të koduar
Lexo po ashtu Messi dhe Zidane 'thumbojnë' Ronaldon me një mesazh të koduar

“Një mesfushor qendror me numrin 5, pak e çuditshme apo jo? Por, ju e dini se çfarë ndodhi me këtë, atij nuk i pëlqen aspak një lojtar që vesh 25 apo 30.  Jo, ajo ishte nga një epokë tjetër, nga kohët e vjetra kur ishte 1 deri në 11 dhe kaq”, vazhdoi Zidane.

“Pra, Sanchis, ai la fanellën e tij, një mbrojtës që ishte në Real Madrid, dhe presidenti më tha, ‘jo, jo, do të doja që ti të merrje një numër midis 1 dhe 10’ dhe unë i thashë: po, po, unë do të marr 5-shin”.

“Sepse ai nuk donte që unë të kisha 25 apo 30 dhe më tha ‘ky nuk është futboll, ky është futbolli amerikan”, shtoi Zizou.

“Në fund nuk ishte një zgjedhje”, qeshi Messi, ndërsa francezi ia ktheu: “Ai më tha ‘të lutem’, dhe mendova, është dita e parë, do të them po”.

“Por, në fund, 5-shi për mua, është një ndjenjë e fortë, sepse është histori për mua”, ka zbuluar më tej Zidane.

Bellingham komentoi në verë kur shkoi në Spanjë se ai donte të vishte fanellën me numrin 5 sepse ishte rritur duke parë Zidane në YouTube, por ishte i qartë se ai donte të krijonte historinë e tij me fanellën dhe ta bënte atë gjithashtu të tijën. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ligat tjera
Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Liga e Kampionëve
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Liga e Kampionëve
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare

"Milionerët" shkelin projektin miliardësh të PSG-së: Dortmundi kalon në finalen e Championsit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori