LAJMI I FUNDIT:

Zidane: Nuk do të ndryshojmë asgjë nga ndeshja e parë, na nevojitet vetëm përqendrim dhe vendosmëri

Zidane: Nuk do të ndryshojmë asgjë nga ndeshja e parë, na nevojitet vetëm përqendrim dhe vendosmëri
Zinedine Zidane (Getty Images)

Zinedine Zidane ka folur në konferencë për shtyp para ndeshjes kthyese gjysmëfinale të Real Madridit ndaj Bayern Munichut.  

Real Madrid ka fituar ndeshjen e parë në Allianz Arena ndaj Bayern Munichut me rezultat të ngushtë 1-2.


Nesër (e martë) zhvillohet ndeshja kthyese në Santiago Bernabeu, ku Mbretërit do të kërkojnë kalimin në finalen e madhe të Kievit.

Mbretërit spanjollë fitojnë betejën e parë me Bayernin, në Bernabeu pritet një përballje e madhe
Lexo po ashtu Mbretërit spanjollë fitojnë betejën e parë me Bayernin, në Bernabeu pritet një përballje e madhe

Edhe trajneri Zidane është optimist për një gjë të tillë, teksa thotë se skuadra e tij s’ka nevojë për ndryshime, por vetëm për përqendrim dhe vendosmëri sikurse në ndeshjen e parë.

“Kjo është një gjysmë-finale. Ne e dimë rëndësinë e kësaj loje dhe atë që kam thënë, do provojë ta përsëris”, ka thënë fillimisht Zidane në konferencë për shtyp para ndeshjes.

“Ne e dimë se çfarë duhet të bëjmë, por ne nuk duhet të ndryshojmë asgjë në atë që po bëjmë”.

Zidane: Vazquez do të luajë në mbrojtje kundër Bayernit
Lexo po ashtu Zidane: Vazquez do të luajë në mbrojtje kundër Bayernit

“Realit i nevojitet përqendrimi dhe vendosmëria në atë që duam të bëjmë dhe çfarë do të bëjmë”.

“Ne nuk duhet të ndryshojmë shumë gjëra, e vetmja gjë është që ne jemi në gjysmëfinale dhe atë që kemi bërë në ndeshjen e parë ishte shumë e mirë”, përfundoi Zidane.  /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Ndërkombëtare
Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Premier League
Formacionet zyrtare: Bayern Munich – Real Madrid: Gjithçka gati për klasiken e futbollit evropian

Formacionet zyrtare: Bayern Munich – Real Madrid: Gjithçka gati për klasiken e futbollit evropian

Liga e Kampionëve
'Selfie' me Xhakën i kushtoi shtrenjtë tifozit të vogël kosovar, babai i tij i tronditur: Një djalë 10-vjeçar nuk përbën rrezik për askënd

'Selfie' me Xhakën i kushtoi shtrenjtë tifozit të vogël kosovar, babai i tij i tronditur: Një djalë 10-vjeçar nuk përbën rrezik për askënd

Ndërkombëtare
Kimmich shpjegon se si Real Madrid i kalon kundërshtarët e vështirë përkundër se nuk është favorit

Kimmich shpjegon se si Real Madrid i kalon kundërshtarët e vështirë përkundër se nuk është favorit

Liga e Kampionëve
Lajm tragjik për Ngannoun: Vdiq djali i tij 15 muajsh

Lajm tragjik për Ngannoun: Vdiq djali i tij 15 muajsh

Boks
Kalo në kategori