LAJMI I FUNDIT:

Zhytësit në Indonezi zbulojnë trupin e avionit të rrëzuar

Zhytësit në Indonezi zbulojnë trupin e avionit të rrëzuar

Zhytësit kanë parë me sy trupin e avionit indonezian, i cili javën e kaluar u rrëzua në det me 189 udhëtarë dhe anëtarë të ekuipazhit.

Drejtori i Agjencisë Kombëtare për Kërkim dhe Shpëtim, Muhammad Syaugi, konfirmoi se zhytësit kanë zbuluar vendndodhjen e avionit të kompanisë Lion Air, të tipit Boeing 737 MAX 8.


Ai rikujtoi se deri më tani, ekipet kanë arritur të nxjerrin në sipërfaqe dy turbina dhe një rrotë dhe për sa i përket kutisë së dytë të zezë, ai tha se po pranojnë një sinjal, megjithatë të dobët.

Rrëzohet aeroplani me 189 persona në Indonezi, nuk raportohet për të mbijetuar (Foto/Video)
Lexo po ashtu Rrëzohet aeroplani me 189 persona në Indonezi, nuk raportohet për të mbijetuar (Foto/Video)

Siç tha Syaugi, rrymat e forta detare në fund të detit po vështirësojnë në masë të madhe punën e zhytësve.

Boeing 737 MAX 8 u rrëzua të hënën në mëngjes, vetëm 13 minuta pas nisjes nga Xhakarta në Pangkal Pinang të ishullit Sumatra, duke shkuar për në Xhakarta.

Dyshohet se të gjithë 189 pasagjerët janë të vdekur, aeroplani thuhet se fluturoi në mënyrë të çrregullt një ditë para rrëzimit
Lexo po ashtu Dyshohet se të gjithë 189 pasagjerët janë të vdekur, aeroplani thuhet se fluturoi në mënyrë të çrregullt një ditë para rrëzimit

Nga 73 qese të kufomave të viktimave dhe gjësendeve të tyre që janë transportuar në spital, deri më tani janë identifikuar vetëm 4 persona. /Telegrafi/