LAJMI I FUNDIT:

Rrëzohet aeroplani me 189 persona në Indonezi, nuk raportohet për të mbijetuar (Foto/Video)

Rrëzohet aeroplani me 189 persona në Indonezi, nuk raportohet për të mbijetuar (Foto/Video)

Një aeroplan i komercial i aviokompanisë “Lion Air” i cili ishte nisur nga Xhakarta, është rrëzuar në det me 189 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit, ka njoftuar një zyrtar i Ministrisë së Trafikut në Indonezi.

Aviokompania ka njoftuar se aeroplani plotësisht i ri i cili rreth orës 6:20 sipas kohës lokale kishte fluturuar për në Pangkal Pinang në ishullin Sumatra, kishte brenda 181 pasagjerë, në mesin e tyre edhe dy adoleshentë dhe dy foshnje si dhe 8 anëtarë të ekuipazhit, transmeton Telegrafi.

Në aeroplan gjendeshin të paktën 23 zyrtarë të qeverisë, ka njoftuar zëdhënësi i kullës së kontrollit, kurse nga pilotët ishte kërkuar që të kthehen në aeroport para se të humbnin kontaktin me fluturaken. Ndërkaq, ky është rrëzimi i parë i modelit të ri të Boeing, 737 MAX 8.

“Është konfirmuar që është rrëzuar”, ka deklaruar Yusur Latif, zëdhënësi i agjencisë indoneziane për shpëtim.

Latifi gjithashtu ka bërë të ditur se kullat e kontrollit, kishte humbur kontaktin me aeroplanin rreth 13 minuta pasi ishte ngritur në ajër dhe po fluturonte mbi det.

Por, është interesant se pilotët kishin kërkuar të bëjnë aterrim emergjent vetëm pak minuta pasi ishte ngritur në ajër, por pasi që kishin humbur kontaktin me kullën ishte e pamundur një gjë e tillë.

Sipas informacioneve të para, aeroplani është rrëzuar në det jo larg një ishulli. Aeroplani ishte prodhuar së fundmi dhe kishte vetëm 800 orë fluturim.

Menaxhmenti i “Lion Air”, ka konfirmuar se aeroplani ishte në gjendje të mirë teknike dhe se pilotët kishin përvojë të madhe. Autoritetet e Indonezisë nuk do të spekulojnë për shkaqet e tragjedisë, derisa të gjendet kutia e zezë e cila tregon gjithçka.

Ekipet e shpëtimit kanë gjetur copa të aeroplanit, përfshirë këtu edhe karriget që po “lundronin” në afërsi të një objekti në ishull që i përket kompanisë shtetërore të naftës.

Raportohet se kanë filluar operacionet e kërkim-shpëtimit, kurse zhytësit janë dërguar të kërkojnë të mbijetuarit potencial në afërsi të copave të aeroplanit.

Në një video të publikuar më poshtë shfaqen copat e aeroplanit duke “lundruar” në afërsi të vendit ku është rrëzuar aeroplani. Në video nuk shihet asnjë pasagjerë që i ka mbijetuar aksidentit.

Autoritetet e vendit po e konsiderojnë si aksidentit më vdekjeprurës ajror në Indonezi, pas atij të “Air Asia” që ishte rrëzuar në dhjetor të vitit 2014, ku kishin humbur jetën 162 persona. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zbulohet se sa do të jetë

Zbulohet se sa do të jetë "kostoja ditore" nga shembja e urës në Baltimore

Amerika
Kievi pretendon se ushtrisë së Putinit i janë shkaktuar humbje të mëdha, japin detaje për makinerinë dhe personelin ushtarak

Kievi pretendon se ushtrisë së Putinit i janë shkaktuar humbje të mëdha, japin detaje për makinerinë dhe personelin ushtarak

Evropa
Edhe Lukashenko i Bjellorusisë vjen me një pretendim rreth sulmit në Moskë

Edhe Lukashenko i Bjellorusisë vjen me një pretendim rreth sulmit në Moskë

Botë
ISIS vjen me një kërcënim të ri për Putinin

ISIS vjen me një kërcënim të ri për Putinin

Botë
“Pallatet lundruese”: Pesë nga superjahtet më të shtrenjta në botë

“Pallatet lundruese”: Pesë nga superjahtet më të shtrenjta në botë

Botë
Një baba i tre fëmijëve nga El Salvadori në mesin e gjashtë të zhdukurve si pasojë e shembjes së urës së famshme në Baltimore

Një baba i tre fëmijëve nga El Salvadori në mesin e gjashtë të zhdukurve si pasojë e shembjes së urës së famshme në Baltimore

Amerika
Kalo në kategori