LAJMI I FUNDIT:

Zhytësi italian edhe pas tre muajve po ka probleme me frymëmarrje nga COVID-19, shëtitjet e shkurtra i duken të vështira si ngjitja në Everest

Zhytësi italian edhe pas tre muajve po ka probleme me frymëmarrje nga COVID-19, shëtitjet e shkurtra i duken të vështira si ngjitja në Everest

Edhe pse pikun e pandemisë së coronavirusit e ka kaluar pjesa më e madhe e Evropës, e spitalet më nuk janë të stërmbushura, megjithatë mijëra persona që janë shëruar nga COVID-19 vazhdojnë të vuajnë nga simptomat siç është marramendja, humbja e frymëmarrjes dhe plogështi, shkruan CNN.

Një prej tyre është Emiliano Pescarolo, 42-vjeç, zhytësi profesionist nga Italia, i cili në spitalin e Genoas u shërua nga COVID-19 pas 17 ditëve që qëndroi i shtrirë gjatë marsit dhe prillit, kurse tre muaj pas largimit vazhdon të ketë probleme me frymëmarrjen, transmeton Telegrafi.


Pescarolo ka theksuar se pas lirimit nga spitali, për javë të tëra nuk ka vërejtur ndonjë përparim sa i përket përmirësimit të gjendjes shëndetësore, madje thotë se shëtitjet e shkurtra i duken sikur ngjitja në Everest.

Ai thotë se mbetet pa frymë edhe derisa flet, gjë që po e shqetëson shumë, e kur së bashku me dhjetëra persona tjerë me probleme të ngjashme filluan procesin e rehabilitimit në një klinikë në vendlindje, efektet pozitive filluan të shfaqen menjëherë.

Hulumtimet kanë treguar se COVID-19, nuk dëmton vetëm mushkëritë, por edhe veshkat, mëlçinë, zemrën, trurin, sistemin nervor, lëkurën dhe traktin tretës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Evropa
Njeriu më i shkurtër në botë është më i vogël se një shalqi: Hyri në librin Guinness, por jetën nuk e ka aspak të lehtë

Njeriu më i shkurtër në botë është më i vogël se një shalqi: Hyri në librin Guinness, por jetën nuk e ka aspak të lehtë

Botë
1 Maji në mbarë botën: Protesta, përleshje dhe gazlotsjellës

1 Maji në mbarë botën: Protesta, përleshje dhe gazlotsjellës

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Fitoi xhekpotin prej 1.3 miliard dollarësh - i sëmuri me kancer planifikon të përdorë paratë për të 'gjetur një mjek të mirë'

Fitoi xhekpotin prej 1.3 miliard dollarësh - i sëmuri me kancer planifikon të përdorë paratë për të 'gjetur një mjek të mirë'

Botë
Kalo në kategori