LAJMI I FUNDIT:

Zhyteni këtë ushqim në ujë dhe ujisni orkidenë – do të lulëzojë gjatë dhe me bollëk

Zhyteni këtë ushqim në ujë dhe ujisni orkidenë – do të lulëzojë gjatë dhe me bollëk

Provoni këtë truk të lirë për pleh natyral!

Orkideja është një bimë që simbolizon dashurinë, dhe sjell një bukuri të veçantë në shtëpi. Lulet e saj janë mahnitëse në ngjyra të ndryshme.


Orkidetë nuk janë të komplikuara për t’u rritur, por është e rëndësishme që të bëni gjithçka në mënyrë rigoroze sipas rregullave – nga zgjedhja e një saksie që duhet të jetë e tejdukshme, deri te rimbjellja dhe ujitja.

Të ushqyerit e bimës mund të jetë veçanërisht sfiduese dhe duhet të keni kujdes me plehrat që blini për lulet, transmeton Telegrafi.

Për të shmangur pasojat negative dhe për të reduktuar kimikatet, ju mund të bëni një shtesë natyrale për orkide nga vetëm një ushqim – orizi.

Zhytni tre grushte oriz në 1 litër ujë. Përziejeni dhe lëreni të qëndrojë për disa orë, më pas kullojeni.

Uji i orizit është plot me përbërës ushqyes, vitamina dhe minerale, kështu që do të ndikojë pozitivisht në zhvillimin e bimës dhe do ta inkurajojë atë të lulëzojë me bollëk dhe për një kohë të gjatë. Mund të përdorni edhe ujin në të cilin është gatuar orizi, por mos e kriposni kurrë.

Procedura e ujitjes përfshin vendosjen e orkidesë në një pjatë ose tas më të madh dhe më pas ujitjen e saj gradualisht. Lëngu do të mblidhet në fund të tenxhere, kështu që mbajeni orkidenë në të për rreth 10 minuta për ta përthithur dheu. Kini kujdes që të mos i lagni gjethet gjatë ujitjes. Hiqeni saksinë nga tenxherja, lëreni ujin të kullojë prej saj dhe më pas vendosni një tenxhere të thatë nën saksi.

Duke qenë se do të përdorni vetëm rreth 300 ml ujë për një orkide, pjesën tjetër mund ta derdhni në një kovë akulli dhe ta ngrini. Kubat e akullit që rezultojnë nga uji i orizit, më vonë mund t’i vendosni në tokë dhe t’i siguroni orkideve ushqim të ri.

Ushqimi i orkideve me ujë orizi rekomandohet një herë në dy javë. /Telegrafi/