LAJMI I FUNDIT:

Zhvillimet në IML, Shoqata Sindikale: Marrëdhëniet kolegiale në institut nuk janë as më të mira e as më të këqija se në institucionet tjera shtetërore

Zhvillimet në IML, Shoqata Sindikale: Marrëdhëniet kolegiale në institut nuk janë as më të mira e as më të këqija se në institucionet tjera shtetërore

Shoqata Sindikale e Institutit të Mjekësisë Ligjore ka reaguar sot duke u shprehur të shqetësuar për siç thonë krijimin e një opinioni negativ në lidhje me IML-në, nga deklaratat e shumta të papërgjegjshme që sipas tyre kryesisht janë të politikanëve të partive të ndryshme.

Në reagimin për media thuhet në IML marrëdhëniet kolegiale nuk janë as më të mira e as më të këqija se në institucionet tjera shtetërore.


Lexoni të plotë reagimin:

Ne, Shoqata Sindikale e IML-së, të shqetësuar jashtë mase për krijimin e një opinioni negativ në lidhje me Institutin për Mjekësi Ligjore, nga deklaratat e shumta të papërgjegjshme, kryesisht të politikanëve të partive të ndryshme informojmë opinionin publik se në Institutin për Mjekësi Ligjore marrëdhëniet ndërkolegiale nuk janë as më të mira e as më të këqija se në Institucionet tjera shtetërore.

Prandaj, deklaratat e tilla i dënojmë fuqimisht duke i konsideruar dashakëqija dhe me skenarë ogurzeza në drejtim të prishjes së imazhit profesional dhe hakmarrjes personale ndaj veprimeve ligjore sindikale dhe Shoqatës sonë.

Kundërshtimet tona përmes rrugëve ligjore garantohen me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, dhe këto kundërshtime kanë të bëjnë me shkeljet e ndryshme ligjore për të cilat janë duke u zhvilluar procedurat normale ligjore.

Ne konsiderojmë se veprimet ligjore në raport me shkelësit e ligjit të deponuara me rrugë zyrtare dhe ligjore nuk paraqesin raporte të këqija ndër kolegiale, përkundrazi janë rruga e vetme zyrtare dhe ligjore në zbardhjen e së vërtetës, cilado që të jetë ajo, dhe se epilogun e veprimeve ligjore nuk mund ta përcaktojnë politikanët dhe as grupet e ndryshme të interesit, përveç organeve përkatëse ligjore, si Prokuroria dhe Gjyqësia.

Në këtë rrafsh është duke u tentuar të krijohet opinioni se shkelësit e ligjit na qenkan viktima dhe se çdo informatë apo shkresë ligjore për shkeljet ligjore të zyrtarëve të caktuar të konsiderohet si lloj shantazhi apo presioni ndaj Ministrisë apo zyrtarëve të caktuar brenda Ministrisë.

Pa marrë parasysh reagimet e tilla në opinionin publik, të cilat ne i konsiderojmë shantazhe dhe presione të pakuptimta në ushtrimin e detyrave dhe përgjegjësive tona zyrtare sindikale, ne do të vazhdojmë të respektojmë vetëm Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe legjislacionin aktual, përmes të cilave jemi të bindur se jemi duke e ruajtur Institutin nga shkelësit e ligjeve tona në fuqi. 

Shoqata Sindikale e IML-së, konform statutit të saj, nuk do të bie pre e shantazheve dhe presioneve të tilla përmes opinionit publik dhe se deklaratat dhe informatat tona do të vazhdojnë përmes rrugëve ligjore në drejtim të mbrojtjes së integritetit profesional dhe njerëzor, të secilit anëtar sindikal, duke ftuar publikisht për bashkëpunim organet e drejtësisë në luftimin e çdo shkelje ligjore në Institutin për Mjekësi Ligjore.

Po ashtu, ftojmë organet tona të drejtësisë që të ndërmarrin masat adekuate ligjore ndaj të gjithë individëve të cilët përhapin dezinformata me qëllime të caktuara, duke shkelur çdo normë ligjore dhe njerëzore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
DASH për Telegrafin: Të gjitha raportimet janë të rreme - Escobar nuk është shkarkuar, emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH për Telegrafin: Të gjitha raportimet janë të rreme - Escobar nuk është shkarkuar, emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Siguri
Pse do të reduktohet numri i dëshmitarëve në Gjykatën Speciale, sipas avokatit Musa

Pse do të reduktohet numri i dëshmitarëve në Gjykatën Speciale, sipas avokatit Musa

Drejtësi
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori