LAJMI I FUNDIT:

Zhvillimet e fundit politike, Osmani takohet me ambasadorët e QUINT-it dhe Apostolovën

Zhvillimet e fundit politike, Osmani takohet me ambasadorët e QUINT-it dhe Apostolovën

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ambasadorët e shteteve të QUINT-it dhe Shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova.

Osmani ka thënë së në takim me ambasadorët dhe Apsotolovën kanë biseduar për zhvillimet e fundit, transmeton Telegrafi.


“Kisha një takim produktiv me ambasadorët e Quint-it dhe Nataliya Apostolovën për të diskutuar zhvillimet e fundit politike. I falënderova të gjithë për përkrahjen e vazhdueshme për vendin tonë dhe për të gjitha institucionet”, ka shkruar Osmani në një postim në Twitter.

Ndryshe, dje Specialja ka ngritur aktakuzë ndaj presidentit, Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli. Pas kësaj, presidenti Thaçi dhe kryeministri Hoti kanë anuluar vizitën në Washington, ku pritej të rifillonte dialogu me Serbinë.

Ndërsa, kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, pas publikimit të propozim-aktakuzës nga Zyra e Prokurorit Special pranë Prokurorisë Speciale në Hagë ndaj tij dhe presidentit Hashim Thaçi, ka thënë se Serbia ka bërë krime dhe jo shqiptarët.

“Prej ditës së parë kam qenë në UÇK dhe do t’i shërbej kombit tim deri në fund. Serbia ka bërë krime dhe jo shqiptarët. Po të jetë nevoja, do ta mbrojmë me fakte edhe njëherë luftën e drejtë çlirimtare ndaj akuzave të pabazuara”, thuhej në reagimin e Veselit.

Kurse, Zyra e Prokurorit të Specializuar, ka njoftuar se më 24 prill u ka dërguar Dhomave të Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë, një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim, në të cilën presidenti Thaçi, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli dhe të tjerë, akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte ndër të cilat, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kalo në kategori