LAJMI I FUNDIT:

Zhvillime interesante në gjyqin për fajde, dëshmitarët nuk ndihen të dëmtuar

Zhvillime interesante në gjyqin për fajde, dëshmitarët nuk ndihen të dëmtuar

Vëllezërit Naim e Lulzim Peqani thanë se nuk ndihen të dëmtuar gjatë dëshmisë në procesin ndaj A.L., i akuzuar për fajde dhe organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.

Në seancën e parë të gjykimit të tij, A.L. deklaroi para trupit gjykues se nuk e pranon fajësinë për asnjërën vepër penale për të cilat akuzohet.


Prokuroria e akuzon atë për fajde si dhe organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.

Prokurori Arian Gashi në fjalën hyrëse tha se pas hetimeve janë siguruar prova të mjaftueshme me të cilat do të vërtetohet se i pandehuri i ka kryer veprat penale të cilat i vihen në barrë.

Në këtë seancë të ftuar në cilësinë e të dëmtuarit si dëshmitarë ishin Naim Peqani dhe Lulzim Peqani.

Naim Peqani para trupit gjykues tha se nuk është i dëmtuar, por vetëm dëshmitar. “Nuk ndjehem absolutisht i dëmtuar”, tha ai.

Njëjtë deklaroi edhe vëllai i tij, Lulzimi. Para trupit gjykues tha se nuk janë të dëmtuar dhe se nuk duan të paraqesin kërkesë për kompensim pasuror.

A.L. po akuzohet se që nga viti 2009 në vazhdimësi me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete ose personin tjetër ka organizuar dhe marrë pjesë apo ndihmuar në organizimin e bixhozit, lojërave të llojit të kazinove apo lojërave të fatit për të cilat nuk i është dhënë licenca.

I akuzuari në lokalin e tij në Fushë-Kosovë ka vendosur pa pasur licencë tri aparate, ndërsa dy të tjera i ka vendosur në shtëpinë e tij po ashtu në Fushë-Kosovë.

Sipas aktakuzës, këto aparate kanë qenë shkak që shumë persona janë detyruar që nga i akuzuari të marrin vazhdimisht para me fajde më qëllim për të luajtur lojëra të fatit, e ku edhe kanë humbur shuma të caktuara të parave, ndërsa i pandehuri ka fituar shuma të mëdha të parave në mënyrë të kundërligjshme.

Në shtator të vitit të kaluar, gjatë bastisjes në lokalin e tij nga Policia atij i janë gjetur 1,002 euro të cilat i janë konfiskuar sikurse edhe aparatet e palicencuara.

Me këtë ka kryer veprën penale organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm, thuhet në aktakuzë.

Limani gjithashtu akuzohet se që nga fillimi i vitit 2015 e deri në shtator të vitit të kaluar ka shfrytëzuar gjendjen e rëndë të personave të tjerë në mënyrë që të dëmtuarve Bekim Peqani, Ergin Alija, Mendim Puqolli, Naim Peqani, Lulzim Peqani, Arben Emini, Arben Xhibergjiu dhe Agron Hajdini u ka dhënë shuma të caktuara të të hollave me fajde duke përfituar nga ta shuma të mëdha dhe joproporcionale të të hollave apo patundshmëri.

Në aktakuzë thuhet po ashtu se me rastin e bastisjes së shtëpisë së të akuzuarit Limani, Policia ka gjetur 2,500 euro, para këto të cilat është vërtetuar se janë përfituar në mënyrë të paligjshme. “Krahas kësaj Policia ka konfiskuar edhe dy vetura dhe po ashtu ka gjetur letërnjoftime dhe pasaporta të personave të ndryshëm të cilëve mendohet se dokumentet u janë ndalur nga i akuzuari për shkak të borxheve-fajdeve që kanë pasur ndaj tij, e që ai ua ka ndalur me qëllim të mbajtjes peng deri sa të dëmtuarit të paguajnë fajdenë. Më këtë A.L. akuzohet të këtë kryer edhe veprën penale Fajde”, thuhet gjithashtu në aktakuzë.

Avokati i të akuzuarit A.L., Ramiz Krasniqi, i tha trupit gjykues se kemi të bëjmë me një aktakuzë e cila nuk është e mbështetur në shkresat e lëndës.

Ai tha se për veprën e parë ku thuhet se ka vendosur aparate pa licencë, përcaktimi aparate nuk përbënë figurë të veprës penale por kundërvajtje dhe nëse eventualisht Prokuroria ka menduar se vepra e parë përbën vepër penale atëherë shtrohet pyetja se këto aparate nga ku kanë ardhur dhe a i janë nënshtruar ndonjë kontrolli kufitar apo Limani i paska prodhuar vetë, gjë të cilën nuk e besoj.

Avokati Krasniqi po ashtu tha se sa i përket veprës së dytë, ky hetim nuk është hetim i prokurorit por është hetim krejtësisht policor dhe se kur Policisë apo një pjese të tyre u lejohet të bëjnë hetime atëherë aktakuza del e paqëndrueshme.

“Kur flasim për njërin nga dëshmitarët që e ndjen veten të dëmtuar do të jetë mirë të dihet kualiteti i kësaj dëshmie se kush është ky dëshmitar dhe se çfarë flasin anëtarët e familjes për të”, tha avokati.

Në pyetjen e prokurorit Arian Gashi se pse keni lidhur kontratë me A.L. dhe se çka përmban kjo kontratë, Lulzim Peqani tha se vëllai i kishte marrë disa para nga ai në shumë prej 25 mijë euro pa interes, “e pastaj neve personi me emrin Ismet na ka thënë bëni çfarë të doni shitjani shtëpinë Bekimit por borxhin na e ktheni neve”.

“Pastaj pasi ne nuk kemi bërë zgjidhje në lidhje me këtë rast për borxhin ndaj Ismet Berishës si kojshi e kemi njoftuar Arsimin dhe i kemi thënë ne e dimë se ato 25 mijë euro vëllai t’i ka borxh pa interes, a ke mundësi me na e gjetë një njeri që dëshiron me e ble shtëpinë e Bekimit e ne mandej me i kthy borxhet te Ismet Berisha që ja ka Bekimi. Arsimi na ka thënë jo nuk mundem me e gjetë askënd. Pastaj pasi Ismeti na kërkuan neve paratë, ne i thamë kojshi pasi qe ne t’i kemi borxh paratë a ke mundësi ti me e ble shtëpinë e Bekimit”, tha dëshmitari Lulzim Peqani.

Në këtë seancë A.L. i kërkoi Gjykatës që ndaj tij të ndërpritet masa e paraburgimit, pasi që tha se ai gjendet në paraburgim që 6 muaj dhe se të gjithë dëshmitarët deklarojnë se nuk janë të dëmtuar.

Kërkesë të cilën e refuzoi kryetarja e trupit gjykues, Suzana Çerkini, e cila tha se ende ekzistojnë kushtet për vazhdimin e paraburgimit.

Seanca e radhës do të mbahet me 28 prill./Kallxo.com/

Në trend Lajme

Më shumë
Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Lajme
Zbardhet vrasja e çiftit në Dropull, policia: Autori, bashkëfshatar i tyre

Zbardhet vrasja e çiftit në Dropull, policia: Autori, bashkëfshatar i tyre

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Deputetja Krasniqi: Masat ndaj Kosovës u vendosën për shkak të qeverisë, drejtuesit e saj kanë mbetur të izoluar

Deputetja Krasniqi: Masat ndaj Kosovës u vendosën për shkak të qeverisë, drejtuesit e saj kanë mbetur të izoluar

Mirjeta Hajzeraj
Prishtinë, një shtetas i Shqipërisë hyn në dhomën e një hoteli dhe kryen vjedhje

Prishtinë, një shtetas i Shqipërisë hyn në dhomën e një hoteli dhe kryen vjedhje

Kronika e Zezë
Kalo në kategori