LAJMI I FUNDIT:

Zhernovski: Vetëm vendosja e përmendoreve shqiptare është prolonguar

Zhernovski: Vetëm vendosja e përmendoreve shqiptare është prolonguar

Kryetari i komunës qendër në Shkup ka akuzuar partnerët qeverisës në Maqedoni rreth ndërtimin e përmendoreve vetëm për nevoja politike ”BDI dhe VMRO keqpërdorin përmendoret për përfitime politike” ka thënë Zhernovski në mes tjerash, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Në datën kur ka filluar fushata e viti 2013-të, është bërë marrëveshje për shtyrjen e afatit për vendosjen e përmendoreve. Më pas, me ndërrimin e qeverisjes në Qendër, është bërë presion për vendosjen e tyre. Komuna Qendër as që e di dhe as që duhet ta din se ku janë ato përmendore”, tha mes tjerash Zhernovski.


Ai sqaroi se ka kontradiktë në mes vendimot të Qeverisë dhe marrëveshjes me kompaninë, dhe se është e qartë se kjo bëhet për qëllime politike. “BDI dhe VMRO keqpërdorimin përmendoret për qëllime politike”, ka thënë Zhernovski. Ai ka thënë se Qeveria ka kërkuar që komuna të bëj transportin dhe vendosjen, edhe pse nuk është e obliguar.  Mbi 20 përmendore janë vendosur dhe vetëm vendosja e përmendoreve shqiptare është prolonguar./Telegrafi/